Shkurt.ch

Ja si ngarkohet kamioni mbi kamion!

Shoferi, për të vazhduar transportimin e kamionit është detyruar të gjejë një zgjidhje tjetër dhe krahas kësaj, ai do të marrë dënimin e merituar

Pak e habitshme të ndodhë diçka e tillë në Zvicrën e rregullave strikte, por ja që ka ndodhur. Sot, e enjte, pak pas orës 12 policët e Winterthurit u habitën jo pak kur panë në rrugën qendrore të qytetit këtë pamje që po e shihni: një kamion i vogël, i ngarkuar mbi një kamion pak më të madh. Diçka që në vendet e botës së tretë edhe mund të ndodhte, por në Zvicër…!

Veç pamjes së “papërshtatshme”, edhe mënyra e ngarkimit të kamionit mbi kamion nuk i plotësonte kërkesat për siguri, ka konstatuar policia, shkruan blick.ch. Për më tepër, ngarkesa (kamioni i vogël) varej pjesërisht përtej mburojave të kamionit ku ishte ngarkuar dhe nuk ishte shenjëzuar në mënyrë të qartë, thotë policia, transmeton albinfo.ch.

Shoferi, për të vazhduar transportimin e kamionit është detyruar të gjejë një zgjidhje tjetër dhe krahas kësaj, ai do të marrë dënimin e merituar.