Fun
Jackpot-i në Euromilion shkon në Republikën Çeke
Jackpot prej 90 milionë eurosh nga një fatlum në Republikën Çeke, i cili ka kapur të gjithë numrat në Euromilion.
Më shumë se 22 milionë euro çmim i dytë është ndarë nga tre lojtarë në Gjermani, Spanjë dhe Lituani. Ata nuk arritën çmimin e parë për shkak se edhe pse kishin pesë numra, kishin vetëm një yll. Megjithatë, ata mund të marrin të paktën 7.6 milionë €, njofton WestLotto, transmeton albinfo.ch.
Numrat fitues ishin 12-14-18-38-46 dhe dy numrat plotësues 9 dhe 10, që ishin tërhequr natën e së premtes në Helsinki.
Çmim i parë është raportuar të ketë shkuar në Republikën Çeke, tha një zëdhënës për kompaninë e lojrave Sazka në Pragë.
“Prioriteti ynë është për të mbrojtur identitetin e fituesit”, tha zëdhënësi i Lotarisë Çeke „Sazka”, Vaclav Friedmann.
Ndryshe nga Zvicra, fituesit në lotari në Çeki, Gjermani dhe Lituani nuk tatohen. “Kështu, lojtari merr shumën e plotë”, tha zëdhënësi i lotarisë Friedmann në Pragë.
Në Republikën Çeke fituesi është bërë një miliarder, për shkak se shuma e 90 milionë eurove do të paguhet në monedhën kombëtare – ekuivalenti me 2.4 miliardë kurora.
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike