E-Diaspora

Jahjaga takoi futbollistin Xherdan Shaqiri

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga ka takuar në Munich të Gjermanisë futbollistin e njohur të Bayern Munich-ut, me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri

Presidentja Jahjaga e ka përgëzuar Xherdan Shaqirin për lojën dhe shpirtin sportiv që po e tregon në fushën e futbollit. Ajo tha se të rinjtë nga Kosova kanë treguar vlerat e tyre kudo në botë, në të gjitha fushat dhe po dëshmojnë gjithë talentin e tyre në të gjitha fushat e jetës.

 
Sportisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, që kishte ardhur bashkë me familjarët, e falënderoi presidenten për pritjen dhe për mbështetjen që po i jep sportit dhe të rinjve në përgjithësi në punën e tyre.
 
Futbollisti Xherdan Shaqiri, në shenjë respekti,  ia dhuroi presidentes simbolikisht një fanellë të tij me të cilën paraqitet në ekipin e Bayernit, bëhet e ditur në një njoftim të presdiencës së Kosovës.