Uncategorized

Jahmir Hyka po adaptohet në Amerikë

Ai çdo ditë e më shumë po përshtatet në skuadrën amerikane dhe me jetën në Amerikë

Mesfushori shqiptar, Jahmir Hyka u transferua në janar në skuadrën amerikane, San Jose, dhe që në debutim ndaj Montrealit arriti të shënojë gol, shkruan albinfo.ch.

Ai çdo ditë e më shumë po përshtatet në skuadrën amerikane dhe me jetën në Amerikë.

“Në çdo ndeshje në shtëpi ne duhet të sulmojmë, pavarësisht kundërshtarit, sepse jemi në shtëpi. Duhet të ushtrojmë presion dhe t’u tregojmë kundërshtarëve që jemi aty”, është shprehur mesfushori kuqezi për mediat amerikane.

Ai ka shtuar se çdo ditë e më shumë po përshtatet në skuadrën e re. Hyka kaloi nga Luzerni. “Pas çdo dite që kalon unë ndihem më mirë. Skuadra bëri një ndeshje të mirë ndaj Montrealit dhe ishte më e lehtë për mua të futesha gjatë lojës dhe të jepja një paraqitje të mirë. Shpresoj që në takimin e radhës të jemi edhe më mirë”, ka theksuar tutje Hyka.