Futboll

Januzaj shënon super gol

Mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj ka realizuar një super gol nga gjuajtja e lirë për Real Sociedadin në barazimin 2:2 ndaj Red Bull Salzburg, shkruan albinfo.ch.

Në këtë ndeshje Januzaj hyri në lojë në minutën e 46-të, derisa në atë të 80-të shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Ai shënoi për 2:1, megjithatë, mysafirët në minutën e 94-t kanë barazuar për 2:2. Për mysafirët nuk u inkuadrua në lojë Valon Berisha për shkak të lëndimit.

Ndeshjet e kthimit në Ligën e Evropës do të zhvillohen pas një javë. Në të njëjtën kohë, Atalanta e Etrit Berishës ka humbur 3:2 nga Dortmundi në Gjermani.

https://www.youtube.com/watch?v=peJvFPb_Ae0