Bota

Japonezët e moshuar, stërvitin së bashku

Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet japoneze, popullsia e njerëzve mbi 90-vjeç tani ka arritur mbi 2 milionë

Mbi 200 persona të moshuar u mblodhën në një vend të shenjtë në qendër të kryeqytetit japonez Tokio, në një rutinë stërvitore që synonte të promovonte një jetë të shëndetshme. Organizatori, Naoyuki Wajima, tha se shpreson se do të vazhdojë të inkurajojë më shumë njerëz të ushtrojnë së bashku.

“Nëse jetoj më gjatë mendoj se fëmijët e mi do të kenë probleme. Jam me fat që kam jetuar më gjatë se prindërit e mi” tha 100-vjeçarja Natsu Naruse.

Personat mbi 65-vjeç në Japoni përbëjnë 27.7 për qind të popullsisë. “Është e rëndësishme të ofrohen mundësi ku njerëzit e moshuar mund të bashkohen, ushtrojnë dhe bisedojnë së bashku” tha 74-vjeçari Masami Mitsuhashi.

Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet japoneze, popullsia e njerëzve mbi 90-vjeç tani ka arritur mbi 2 milionë.