Sport

Jashanica i Skënderbeut në formacionin e javës në Ligën e Evropës

Bajram Jashanica, qendërmbrojtësi kosovar i Skënderbeut të Korçës, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Evropës.

Jashanica shkëlqeu në barazimin 0 me 0 me Partizanin e Beogradit në Grupin B. Ai pati shtatë ndërprerje të aksioneve, pesë duele ajrore të fituara dhe katër pastrime duke u bërë ndër më të dalluarit në Evropë këtë javë.

Formacionin e plotë e përbëjnë: Giannis Anestis (AEK), Alberto de la Bella (Real Sociedad), Cosmin Moti (Ludogorets), Bajram Jashanica (Skënderbeu), Dmitri Shomko (Astana), Emiliano Rigoni (Zenit), Sergej Milinkoviq-Saviq (Lazio), Xabi Prieto (Real Sociedad), Josip Iliçiq (Atalanta), Willian Jose (Real Sociedad), Junior Kabananga (Astana), përcjell albinfo.ch.

Edhe një tjetër shqiptar u dallua këtë mesjavë në Evropë. Bëhet fjalë për Taulant Xhakën e Baselit që u zgjodh ndër më të mirët në Ligën e Kampionëve.