Kultura

Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork më 26-29 maj

Edicioni i festivalit të filmit u mbajt për herë të parë më 5-11 nëntor 2012, për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Po afrohet “Java e Filmit Shqiptar” në Nju Jork, ku do të shfaqen 18 filma nga 46 sa që janë dërguar. Nga 18 filma, 3 filma janë me metrazh të gjatë, 3 dokumentarë, edhe 12 filma me metrazh të shkurtër, të zhanreve të ndryshme. Filmat me metrazh të gjatë janë: Hije (regj. Jotti Ejli), Home Sweet Home (regj. Faton Bajraktari) dhe Eho (regj. Dren Zherka), njofton faqja zyrtare, përcjell albinfo.ch.

 

Idenë dhe themelimin e “Albanian Film Week” e ka bërë producentja dhe regjisorja Mrika Krasniqi. Edicioni i festivalit të filmit u mbajt për herë të parë në 5-11 nëntor 2012, për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Moderatori i programit të edicionit të 6-të të “Albanian Film Week” është aktori i mirënjohur, Enkelejd Mezini.

 

Festivali i filmit në Nju Jork, i cili zhvillohet nga 26 deri më 29 maj në Manhattan. Juria e festivalit përbëhet nga pesë anëtarë: Fatrin Krajka, kompozitor dhe pianist klasik; Jamal Hodge, regjisor, shkrimtar dhe producent; Amina Zhaman, regjisore, skenariste, këngëtare; Lulzim Guhelli, aktor, drejtor dhe scenarist; dhe Diar Xani, aktor, regjisor dhe producent.