Bota

Jepet premiera e dramës ‘Transit’ në Berlinale

Christian Petzold është kthyer në festivalin e filmit të Berlinit. Regjisori gjerman prezantoi filmin  “Transit”, i katërti i filmave të tij që do të shfaqen në Berlinale, përcjell albinfo.ch.

“Transit” është përshtatje e një romani nga autorja gjermane Anna Seghers, që përshkruan ikjet nga Gjermania naziste.

Petzold tha se donte të dërgonte një mesazh politik lidhur me idenë e ligjit të azilit në Kushtetutën gjermane.

“Ata kanë shkruar Kushtetutën gjermane në bazë të së njëjtës përvojë si Ana Seghers në Marsejë. Asnjë vend nuk i donte refugjatët, prandaj ata përfunduan në kampe”, theksoi Petzold.