Lifestyle

Jepet premiera e filmit “Star Wars: The Last Jedi”

“Star Wars: The Last Jedi” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës nga 15 dhjetori

Është dhënë në Los Angeles premiera botërore e filmit “Star Wars: The Last Jedi” ku në qilimin e kuq parakaluan edhe yje të shumtë të Hollywoodit, përfshirë ekipin realizues të këtij filmi, transmeton albinfo.ch.

Përveç personazheve ikonike të filmave “Star Wars,” siç janë Droidët dhe Stormtroopers, fansat i entuziazmuan edhe aktorët: Daisy Ridley, John Boyega, Lupita Nyong’o, Adam Driver, Andy Serkis, Laura Dern dhe Mark Hamill. “

The Last Jedi” e vazhdon historinë e filmit të kaluar, me takimin e personazhit të Ridley-it me Luke Skywalker-in nga trilogjia origjinale, që në film portretizohet nga aktori Mark Hamill.

“Star Wars: The Last Jedi” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës nga 15 dhjetori.