E-Diaspora

Jepet shfaqja “Ringjallja e Agimit”

Ky krijim artistik i regjisorit Mehmet Kajtazi i cili vepron në kuadër të Qendrës për Kulturë dhe Integrim- Besa në Kreuzlingen, mëton të prezantohet edhe në disa qendra të Zvicrës

Më 17.06.2018 nga ora 15, në Restorant Kreuz, Letzistrasse 3, 9015 St.Gallen, do të jepet shfaqja teatrale “RINGJALLJA E AGIMIT”!

I mbështetur nga shoqata “Bashkësia shqiptare ne Zvicër”, ky krijim artistik i regjisorit Mehmet Kajtazi i cili vepron në kuadër të Qendrës për Kulturë dhe Integrim- Besa në Kreuzlingen, mëton të prezantohet edhe në disa qendra të Zvicrës.

Me këtë rast u drejtohemi gjitha Bashkësive Shqiptare nëpër Kantone si dhe klubeve e shoqatave ne vende të ndryshme të Zvicrës, të interesuara që drama “RINGJALLJA E AGIMIT” te shfaqet edhe ne vende tjera, te lajmërohen në Kryesi të shoqatës “Bashkësia Shqiptare në Zvicër”, ne E-mail: [email protected] ose ne numrin: 076 388 09 57 !