E-Diaspora

Jeta luksoze e kontabilistit zviceran me para të fituara pa djersë

Një kontabilist nga Oberaargau ka mashtruar punëdhënësin e tij për miliona franga. Me paratë e vjedhura, ai ka financuar stilin e jetës së tij luksoze. Tani, do të qëndrojë prapa grilave për më shumë se 5 vite.

Një çift nga Oberaargau, vitet e fundit i ka shijuar si është më së miri: Pushime në Bahama, një shtëpi të rinovuar detajisht me pishinë të madhe, mobilie të reja me vlerë prej 50.000 frangash zvicerane, një kampshtëpizë në vendin turistik Lenk dhe një Harley-Davidson të ri: Kjo është vetëm një pjesë e vogël e artikujve luksozë që një kontabilist nga kantoni i Bernës e ka shpërblyer vetveten, raporton gazeta “Bund”, përcjell Albinfo.ch.

Tani ai duhet t`i kthejë prapa të gjitha, sepse kontabilisti i kualifikuar, mallrat luksoze nuk i ka blerë me para të djersës, por me ato 1.2 milionë franga të vjedhura nga ish-punëdhënësi i tij. Të enjten, zvicerani u dënua me 5 vite e gjysmë burg për mashtrime të shumta tregtare, falsifikim të dokumenteve dhe falsifikim të kartave të identitetit. 1.2 milionë frangat që duhet t’i paguajë Brooks Automation AG do t`i shtohen edhe 150.000 franga shpenzime për avokatin.

Kontabilisti mashtrues nuk ishte një fletë e pashkruar. Pra, kur ai aplikoi për punë në Brooks Automation AG, ai tashmë në këmbë kishte të vendosur një prangë për një mashtrim të mëhershëm të patundshmërive.

Ai e mashtroi punëdhënësin e tij duke e fshehur prangën në këmbën e tij dhe duke e falsifikuar ekstraktin e kërkuar nga dosja penale. Kur ia filloi punës, filloi të tradhtonte sistematikisht punëdhënësin e tij.

Për shembull, ai e kishte rindërtuar shtëpinë e tij dhe i ka furnizuar faturat në kontabilitetin e kompanisë (400.000 franga). Ai gjithashtu i pagoi faturat e tij private me kartelën kreditore të kompanisë në vlerë prej 360.000 frangash. Ai madje shkoi aq larg, sa të depozitonte një pagë më të lartë personale në sistem.

Kështu, Brook Automation AG në fondin e tij pensional transferoi më shumë të holla se sa ishte e nevojshme (190.000 franga). Ai gjithashtu kishte realizuar punë jashtë orarit fiktiv, bonuse, fatura të celularit (120.000 franga) dhe madje e kishte paguar edhe faturën e tatitmit të kompanisë së gruas së tij (70.000 franga). Përveç kësaj, janë zbuluar edhe fatura të tjera nënjë vlerë prej 140.000 franga, transmeton më tej Albinfo.ch.

Personi ka ditur të fshehë shumë mirë mashtrimet, pasi ka përcjellur parashikimet e brendshme të kompanisë dhe shpenzimet i ka përputhur me rrethanat.

Gjykata ia ka sekuestruar çiftit shtëpinë, ashtu si edhe Harley-Davidson dhe gjësende të tjera të konfiskuara luksoze. Gruaja e tij, tani ish punëdhënësit të burrit të saj do të duhet tì  paguajë 40.000 franga . Burri i saj do të qëndrojë prapa grilave për pesë vite e gjysmë.