E shtunë, 25 Maj, 2013 - 04:29
Subscribe to Syndicate
download

Dështojnë të gjitha përpjekjet – Shemsi Nuhiu ekstradohet në Serbi

16.03.2012 - 21:05
Edhe Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, pas asaj federale të Zvicrës, ka refuzuar ankesën e Shemsi Nuhiut për mos ekstradim

Pasi që Gjykata Federale e Zvicrës ditë më parë kishte hedhur poshtë ankesën e Shemsi Nuhiut, shtetas i Kosovës, për mos ekstradim, këtë e ka bërë sot edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Kështu na njofton vëllai i Shemsiut, Sherifi. Ai na thotë se sot pasdite, e ka marrë njoftimin nga avokati, se vendimi për ekstradim është përfundimtar.

“Avokati më tha se ankesa e bërë të martën në Gjykatën e Strasburgut më është hedhur poshtë. Gjykata në fjalë sot më ka dërguar përgjigjen sipas të cilës ajo nuk ka mundësi të bllokojë ekstradimin e vendosur nga autoritetet zvicerane”, thotë Sherifi. Ai po ashtu shton se pas përgjigjes negative të ardhur të hënën nga Gjykata Federale e Zvicrës, autoritetet zvicerane kishin vendosur ta bënin ekstradimin pa e pritur përgjigjen e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, por megjithatë e kanë shtyrë atë. Kjo na bën të ditur se puna e ekstradimit është definitive, thotë z. Nuhiu. “Sipas të gjitha gjasave sonte ose nesër vëllai im do të ekstradohet për Beograd”.

Më tutje Sherif Nuhiu ankohet në angazhimin e institucioneve të shtetit të Kosovës, shtetas i të cilit është Shemsiu. Sipas tij, "reagimi i institucioneve kosovare nuk ka qenë i duhur". Megjithatë ai nënvizon se "Ambasada e Kosovës në Bernë, sipas mendimit tonë ka bërë aq sa ka mundur për ndalimin e ekstradimit. Por ajo e ka fuqinë e kufizuar”.

Familja Sherifi ka fjalë të mira për komitetin e themeluar për ndalimin e ekstradimit. Ky komitet ka grumbulluar mijëra nënshkrime për këtë qëllim. “Ata kanë bërë maksimumin por nuk është varur nga ta. Fundja, ata kanë punuar vullnetarisht".

Por familja Nuhiu shprehet e zhgënjyer edhe me institucionet e Zvicrës. Ato, sipas tij kanë dështuar me vendimin për të ekstraduar një shtetas të Kosovës në Serbi, shprehet Nuhiu, i cili prej kohës ka edhe shtetësinë zvicerane.

“Vëllai im do tu dorëzohet organeve serbe duke pasur të vetmin dokument pasaportën e Kosovës”, thotë ai.

Të befasuar me vendimin e Gjykatës Federale shprehen edhe në Komitetin Kundër Ekstradimit të Shemsi Nuhiut. Vendimi i fundit i Gjykatës Federale në Lozanë, sipas kryetarit të Komitetit në fjalë, avokatit kosovar nga Lozana, Jeton Kryeziu është i ngutshëm ngase sipas tij nuk janë sqaruar ende procedurat në Gjykatën Supreme në Beograd.

“Po me vjen shumë çudi se si Gjykata Federale ka pranuar të ekstradojë Shemsi Nuhiun para se të përfundojë procedura e qartësimit në Gjykatën Supreme të Serbisë.  Sepse Gjykata në fjalë ka kthyer aktakuzën e parë para disa javësh, kështu nuk është e sigurt nëse Shemsi Nuhiu do të jetë i akuzuar me aktakuzë të re”, tha avokati Jeton Kryeziu, i cili ishte angazhuar me rastin Nuhiu.

Avokati Kryeziu thotë se gjithashtu edhe nëse përmendet emri i tij në këtë aktakuzë të re, askush nuk e din për çfarë vepra ngarkohet Shemsi Nuhiu.

“Ndoshta veprat për të cilat akuzohet tash nuk janë vepra që lejojnë ekstradimin në Serbi”, tha për albinfo.ch, Jeton Kryeziu.

“Në fund, Gjykata Federale në Zvicër është dashur ta merrte parasysh se prokurori serb ka marrë fakte dhe dëshmi ligjore për të ngritur aktakuzën e parë (e cila është anuluar). Kjo vepër dëshmon si autoritetet serbe veprojnë kundër ligjit dhe kundër mbrojtjes  të  së drejtave të njeriut”, tha në këtë prononcim lidhur me rastin Nuhiu, avokati Kryeziu.

Lidhur me vendimin për ekstradim në Serbi të Shemsi Nuhiut, për albinfo.ch është prononcuar edhe ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj. Për Malajn, ky vendim është për keqardhje, por vendimi vjen nga gjykata dhe është fakt se këtu pushtetet janë të ndara.

“Ky është një vendim për të cilin ne shprehim keqardhje. Mjerisht vendimin e Gjykatës Federale në Lozanë e ka konfirmuar sot edhe Gjykata e Strasburgut. Duhet të theksoj se çështja e Shemsi Nuhiut ka qenë preokupim i të gjitha institucioneve tona qe një vit e më tepër, duke filluar nga Ministria e Jashtme, Ministria e Drejtësisë, dhe ambasada jonë. Në të gjitha takimet që kemi pasur me autoritetet zvicerane kjo çështje është ngritur. Ne e kemi shprehur kundërshtimin tone për ekstradimin e Nuhiut në Serbi”, shprehet Malaj.

Por, vazhdon ai,  ju e dini se “në Zvicër dhe në vendet tjera demokratike çështja e gjyqësorit dhe e politikës janë çështje të ndara, pushtetet janë të ndara. Gjykata ka gjykuar mjerisht për ekstradimin e Shemsi Nuhiu në Serbi. Nuhiu ka dy shtetësi, të Kosovës dhe të Sërbisë”.

Më tutje Malaj tregon se ambasada ka pasur qasje gjatë gjithë kohës, si me avokatët ashtu dhe me familjen. “Kemi qenë në kontakt të rregullt jo vetëm me autoritetet zvicerane por edhe me avokatët dhe me familjen. Duhet thënë se të gjitha instancat janë respektuar, është shfrytëzuar e drejta e ankesës në të gjitha shkallët. Avokati ka bashkëpunuar në mënyrë të ngushtë me ambasadën tonë. Një pjesë të dosjes së dokumentacionit të Nuhiut ua kemi dërguar ne".

Është me rëndësi të theksohet se në takimet që ne kemi pasur me institucionet e Zvicrës ne kemi insistuar që Ambasada e Zvicrës në Beograd ta përcjellë rastin nga afër. Pra Ambasada Zvicerane ka marrë angazhime për të ndjekur nga afër trajtimin e rastit të Shemsi Nuhiut në Serbi, përfundoi ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj.

Meqenëse lajmi për hedhjen poshtë të ankesës kundër vendimit për ekstradim ka ardhur në orët e vona të pasdites, institucionet përgjegjëse zvicerane  kanë qenë të paarritshme për të dhënë një konfirmim zyrtar.

Sqarim

Familjarët e Shemsi Nuhiut duan të sqarojnë se Shemsiu nuk ka qenë dhe as është shtetas i Serbisë. "Ai, ashtu sikurse të gjithë shtetasit e Kosovës disponon vetëm me dokumente të shtetit të Kosovës. Po ashtu sikurse kosovarët tjerë, edhe Shemsiu ka pasur më parë dokumente të ish Jugosllavisë por ai asnjëherë nuk ka marrë dhe as ka kërkuar dokuemnte të Serbisë", deklaron në emrin e familjes, Sherif Nuhiu, vëllai i Shemsiut.

Lexoni po ashtu

Kronologjia e një ekstradimi

Dosja e jonë e mëhershme:

Ekstradimi i Nuhiut në Serbi nuk është përfundimtar

Dorëzohet në Ambasadë peticioni për Shemsi Nuhiun

Protestë kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi

Gjilanasit nënshkruajnë peticionin kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut

U protestua kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut nga Zvicra në Serbi

Ekstradimi i Nuhiut në Serbi nuk është përfundimtar

Në Zvicër arrestohet ish pjesëtari i UÇPMB-së nga Presheva

Reklamë

Reklamë

Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

No significant clouds
  • 1 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 03:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 12 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 03:30

Cyrih

Broken clouds, patches of fog
  • 2 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 01:50

Shkup

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 04:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj