E enjte, 20 Qershor, 2013 - 03:24
Subscribe to Syndicate
download

Të rinjtë nga Ballkani përfitojnë nga eksperienca gjermane

30.10.2012 - 16:16

Prej 8 vitesh qindra të rinj nga Ballkani falë një programi të Komitetit Gjerman të Marrëdhënieve Ekonomike me Evropën Lindore vijnë në Gjermani për të kryer praktika pune në kompani prestigjoze.

Inxhinierë, arkitektë, ekonomistë dhe gazetarë, janë profesionet në të cilat programi i Bursave të Biznesit Gjerman, i'u jep mundësinë të rinjve për të vënë në jetë njohuritë e marra në fakultete, apo të bëjnë hapat e parë në profesionin e tyre.

Për një periudhë kohore 3-6 mujore atyre u ofrohet mundësia të punojnë në projekte konkrete, e jo thjesht të vëzhgojnë se si realizohen këto projekte.

Që prej vitit 2004 kur nisi ky program, profesionistët e rinj që kanë kryer praktika pune në kompanitë gjermane kanë qenë të shumtë, por ndonjëherë rikthimi në vendet e tyre është dukur i vështirë për shkak të mangësive që ofron tregu. Duke qenë se numri i të rinjve është gjithnjë e në rritje, viti 2012 vjen me një risi në ndihmë të të rinjve.

Bëhet fjalë për bazën e të dhënave me biografitë e kandidatëve (CV). Alina Gumpert, koordinatorja e programit thotë për DW se kjo ishte një ide e prezantuar nga të rinjtë që kishin përfunduar praktikën e tyre në kompanitë gjermane dhe ishin kthyer në vendet e tyre në Ballkan.

„Ata donin t´u bënin të dukshme përgatitjen e tyre profesionale kompanive që operojnë në Ballkan. Edhe pse situata ekonomike nuk është fort e mirë në këtë rajon, kompanitë kanë gjithnjë nevojë për njerëz të kualifikuar. Kjo database është ngritur një vit më parë, por ka pak kohë që është hapur për kompanitë që janë të interesuara,“ thotë Alina Gumpert, koordinatorja e programit të Bursave të Biznesit Gjerman.

Të rinjtë që përfundojnë praktikat e punës në kompanitë gjermane pasi kthehen në vendet e tyrë mund të ngarkojnë CV-të në këtë databazë.

Më pas kompanitë kërkojnë kandidatët e tyre në bazë të profesionit apo vendit të kandidatit.

Deri në këtë fazë „databaza“ është hapur vetëm për kompanitë që veprojnë në Serbi për shkak se numri më i madh i të rinjve në këtë program është nga Serbia.

Por, Gumpert shton se së shpejti edhe kompanitë e shteteve të tjera të Ballkanit do të kenë qasje në të.

„Edhe pse është vetëm fillimi ne kemi disa histori suksesi. Disa kompani ishin duke kërkuar punonjës të kualifikuar dhe i gjetën në këtë database. Këto kompani po kërkonin specifikisht profesionistë të rinj që dinë të flasin shumë mirë edhe gjermanisht, sepse pjesa më e madhe e të rinjve është e drejtuar nga anglishtja. Por në rajon ka shumë kompani të mesme nga Gjermania apo Austria që kërkojnë përfaqësuesit e tyre,” shprehet Alina Gumpert, koordinatore e programit të Bursave të Biznesit Gjerman.

Praktikantët që ndodhen aktualisht në Gjermani e kanë quajtur këtë eksperiencë si mjaft të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Inxhinieri i ri mekanik nga Tirana, Durim Qytyku, prej katër muajsh është duke punuar në sektorin e Rinovimit të Turbinave të Avullit tek kompania ALSTOM, që është një nga më të mëdhatë në tregun botëror të energjisë.

“Kjo eksperiencë është duke më ndihmuar shumë në fushën e menaxhimit të projekteve, si të punoj më mirë në grup dhe çka është më e rëndësishme si të punoj në një ambient ndërkombëtar,” thotë inxhinieri i ri, i cili do të kthehet në Tiranë në fund të vitit.

/DW & albinfo.ch/

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Diversité
Integrimi: A është feja pengesë ? Emisioni «Diversité» i kësaj jave i kushtohet temës së fesë dhe të integrimit në Zvicër.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 02:50

Prishtinë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 02:30

Cyrih

Clear sky
  • 20 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 01:50

Shkup

Clear sky
  • 21 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 01:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj