E hënë, 20 Maj, 2013 - 18:23
Subscribe to Syndicate
download

SVP-UDC, për ndarjen në zviceranë "të dorës së parë dhe të dorës së dytë"

27.06.2012 - 14:33
SVP-UDC me mocion në Parlamentin e Cyrihut që shënimi: “i natyralizuar” të përdoret për ata që nuk janë të lindur në Zvicër

Një ide tjetër “interesante” i është kujtuar së fundi SVP-UDC-së së Cyrihut. Shteti duhet t`i ndajë shtetasit e Zvicrës në dy kategori: “të natyralizuar” dhe “zviceranë nga lindja”, mendon kjo parti ndërsa pajtimin e kushtëzuar me këtë qëndrim e ka sinjalizuar edhe GLP (liberalët e gjelbër).

SVP-UDC ka dorëzuar të hënën mocionin përkatës në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut që shënimi: “i natyralizuar” (eingebürgert) të përdoret për zviceranët që nuk janë të lindur në Zvicër dhe të ketë shfrytëzim veçanërisht në statistikat policore, juridike, të punësimit, tatimore dhe sociale. Këtë synim bartësja e këtij mocioni, deputetja e SVP-së në Parlamentin e Cyrihut, e ka arsyetuar me atë se “duan të qartësojnë gjendjen faktike”.

Ndërsa fusha ku SVP dëshiron" të krijojë qartësi" ka të bëjë me dyshimin se, krahas të huajve, edhe shtetasit zviceranë “me prejardhje të huaj” janë të përfaqësuar në mënyrë mbiproporcionale në marrjen e ndihmave sociale dhe në kriminalitet. “Por kjo nuk po bie në pah pasi që autoritetet nuk po e bëjnë dallimin në mes të zviceranëve “me letra (të natyralizuar) dhe atyre që kanë lindur si zviceranë.

“Ne, si të thuash, i kemi `natyralizuar` problemet”, ka thënë Steinemann. Kështu, përmes një statistike të saktë, do të bëheshin më të dukshme “deficitet” e zviceranëve të natyralizuar, ka thënë ajo.

Ndërsa hedhjen poshtë të këtij mocioni nga Qeveria e Kantonit, Steinenman e quan “sentimentalitet” të pavend, sepse, problemi, sipas saj ekziston dhe ai duhet të adresohet.

E re në këtë debat është përfshirja  edhe e liberalëve të gjelbër. Sipas përfaqësueses së kësaj partie, Rahel Walti, argumenti i përdorur nga qeveria se mocioni çon në diskriminim, është i gabuar. Për këtë arsye GLP do të ishte e gatshme ta votonte atë nëse mocioni shndërohet në postulat (më pak obligues) dhe me ndryshime të caktuara.

Krejtësisht ndryshe e gjykojnë këtë problem në Partinë Socialdemokrate. “Mocioni i SVP-së është një hap në drejtim të apartheidit”, ka thënë Jorge Serra nga SP-PS e Cyrihut. Asnjë shtet nuk i ndan qytetarët e vet në këtë mënyrë, transmeton tagesanzeiger.ch

Kundër kategorizimit të shtetasve në zviceranë të dorës së parë dhe të dytë është shprehur edhe përfaqësuesi i CVP-PDC-së, Jean-Philipe Pinto. Ai është thirrur në kushtetutën zvicerane që kërkon trajtim të barabartë dhe ka tërhequr vërejtjen nga ajo që të natyralizuarit të shndërrohen në “zviceranë të klasës së dytë”. Ai vetë është i natyralizuar, pasi ka rrënjët nga India, thotë Pinto.

Deputeti i CVP-së druan se me këtë mocion, SVP-ja synon që të huajve të natyralizuar t`u hiqet e drrejta e votës. “Në një rast të tillë unë nuk do të kisha më vend këtu”, ka thënë ai.

Edhe BDP, partia që ka dalë nga ndarja e SVP-UDC-së është kategorike kundër kategorizimit të zviceranëve. Rico Brazerol nga kjo parti, duke iu qasur statistikave thotë: “çdo i katërti njeri në botë është kinez. Por unë këtu nuk e shoh asnjë të tillë”, ka shtuar ai duke aluduar në atë se sa absurde mund të jetë nganjëherë marrja me statistikat. Prandaj, ai deklarohet kundër asaj që të ketë “zviceranë të vërtetë, të kategorisë A” dhe të atillë që i takojnë kategorisë B ose C. 

Martin Farner i FDP-PLR-së shkon edhe më tutje në kritikat ndaj kategorizimit. “A duhet dikush të sjellë gjenealogjinë e tij që nga viti 1291, për të dëshmuar se është zviceran i vërtetë?”, ka thënë ai. Ndërsa Markus Bischoff  (AL) pasi kritikon futjen e “kategorisë së zviceranëve me letra” e bën aludimin ironik se “është një politikan shumë i njohur i SVP-së”, paraardhësit e të cilit qenë natyralizuar në Zvicër", duke menduar për Blocherin, stërgjyshërit e të cilit kishin ardhur nga Gjermania në shekullin 19.

Në emrin e Qeverisë së kantonit, kundër këtij mocioni është shprehur drejtori i departamentit të drejtësisë, Martin Graf (nga të Gjelbrit). Ai druan se kërkesat e tilla, në instancë të fundit synojnë heqjen e të drejtës së natyralizimit (të fitimit të shtetësisë).

Kjo, sipas tij do të ishte kundër të drejtës ndërkombëtare dhe do të krijonte “sans papiers sekondarë”

Në fund, mocioni u hodh në votim, me ç`rast SVP-UDC-ja pësoi fiasko, pasi që kundër mocionit votuan 120 ndërsa pro tij, 50. Edhe të gjelbrit liberalë (GLP) votuan kundër.

Reklamë

Ajo ka theksuar se negociatat po shkojnë në drejtim të duhur, por, ka tërhequr vërejtjen se “nuk do të ketë arsye për entuziazëm" dhe nuk ka dashur të flasë për koston e marrëveshjes
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 17:50

Prishtinë

Few clouds
  • 24 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 18:00

Cyrih

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 17:50

Shkup

Scattered clouds
  • 30 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 17:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj