«Le Matin»: Vrau mikun që të vuajë vjehrra
Vrasësi i dyshuar është një shtetas kosovar 27 vjeç i cili punonte në ndërtimtari dhe banonte në po të njejtën komunë me familjen e gruas, respektivisht në Renens. Ai përshkruhet nga «Le Matin » si një person i dhunshëm, me dosje përplot për vjedhje me dhunë, shantazh si dhe ushtrim dhune ndaj gruas. Sipas kësaj gazete, ai kishte premtuar se do ta bënte ta vuajë vjehrrën për arsye të divorcit në vijim me gruan e tij me të cilën ka dy fëmijë të vegjël. Vrasja e mikut thuhet të jetë e ndërlidhur me hakmarrje ndaj familjes së gruas, për shkak të ndarjes.Viktima 29 vjeçare, punëtor i sigurimit në «Nestlé», do të varroset nesër në Kosovë. Ai len pas vetes gruan me tre fëmijë të vegjël, respektivisht dy djem të moshës 1 dhe 5 vjeçare dhe vajzën 7 vjeçe, si dhe babanë, nënën, dy vëllezër dhe një motër.Siç kanë konstatuar korrespodentët e albinfo.ch në terren, familja e ngushtë e të ndjerit është thellësisht e pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike.
Moti
Bernë
- 22 °C
Enj, 20/06/2013 - 09:50
Prishtinë
- 28 °C
Enj, 20/06/2013 - 10:30
Cyrih
- 21 °C
Enj, 20/06/2013 - 09:50
Shkup
- 29 °C
Enj, 20/06/2013 - 10:00
