Çdo i treti zviceran gjithë kohën online!
2.2 milionë qytetarë të Zvicrës ose afër 30 për qind e tërë popullatës qëndrojnë praktikisht gjithë kohën online. Kjo nënkupton që ata janë të lidhur me ndonjërin nga mjetet teknike që e mundësojnë këtë luihje, edhe kur janë në tren, në restorant, në fushë etj.
Këtë rezultat e ka nxjerrë një studim i publikuar të martën mbi shfrytëzimin e internetit, i realizuar nga firma Net-Metrix. Sipas këtij studimi, vetëm nga viti i kaluar është shtuar për 36 për qind numri i atyre që me internet janë të lidhur jo vetëm në vendin e punës dhe në shtëpi por edhe jashtë tyre.
Në këtë drejtim është veçanërisht e madhe përqindja e të rinjve nën moshën 30 vjeçare. Rreth dy të tretat e tyre kanë gjithmonë pranë vetes një laptop, tablet-Pc ose smartphone në gjendje gatishmërie.
Moti
Bernë
- 4 °C
Sht, 18/05/2013 - 06:20
Prishtinë
- 25 °C
Sht, 18/05/2013 - 17:30
Cyrih
- 20 °C
Sht, 18/05/2013 - 16:50
Shkup
- 31 °C
Sht, 18/05/2013 - 17:30
