E djelë, 26 Maj, 2013 - 01:35
Subscribe to Syndicate
download

Çmimi Nobel për Paqe i ndahet Bashkimit Evropian

12.10.2012 - 12:39
Bashkimi Evropian ka fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2012 për rolin e tij afatgjatë në bashkimin e kontinentit

Komiteti Norvegjez i Paqes në Suedi  ka arsyetuar ndarjen duke thënë se BE-ja ka dhënë kontributin për gjashtë dekada në avancimin e paqes dhe pajtimit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Evropë.

Në arsyetim thuhet se "në vitet e pasluftës, Komiteti Norvegjez i Nobelit ka shpërblyer disa persona, të cilët ishin në kërkim ta pajtimit midis Gjermanisë dhe Francës. Që nga viti 1945, ky pajtim është bërë realitet".

"Vuajtjet e tmerrshme nga Lufta e Dytë Botërore demonstruan domosdonë e një Evrope të re. Për një periudhë mbi 70 vjeçare, Gjermania dhe Franca kishin luftuar tre herë. Sot, lufta midis këtyre dy vendeve është e paminagjinueshme", raporton ReL.

"Në vitet 1980, Greqia, Spanja dhe Portugalia iu bashkuan BE-së. Rrënia e Murit të Berlinit e bëri të mundur gjithashtu anëtarësimin e disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke hapur kësisoji një kapitull të ri në historinë evropiane", thuhet në arsyetimin me shkrim të Komitetit.

"Pranimi i Kroacisë vitin që vjen, nisja e bisedimeve për anëtarësim me Malin e Zi dhe kurorëzimi i Serbisë me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, janë procese që ndihmojnë pajtimin në Ballkan".

BE-ja aktualisht është duke përjetuar vështirësi të rënda ekonomike dhe trazira të konsiderueshme sociale.

Komiteti është  përqendruar në atë që "e sheh si rezultatin më të suksesshëm të BE-së: betejën e suksesshme për paqe, pajtim, demokraci dhe të drejtat njerëzore".

Me këto arritje, BE-ja ka ndihmuar në transformimin e Evropës nga një kontinent lufte në një kontinent paqeje, thuhet mes tjerash në arsyetimin që Komiteti Norvegjez i Nobelit i ka bërë çmimit të sivjetmë të paqes.

Reklamë

Reklamë

Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 5 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 00:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 13 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 01:30

Cyrih

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 00:50

Shkup

Scattered clouds
  • 13 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 01:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj