E djelë, 19 Maj, 2013 - 12:56
Subscribe to Syndicate
download

“Beagle txtr”, lexuesi më i lirë i librave elektronikë

12.10.2012 - 08:40
“Beagle txtr” është pajisja  më e lirë për lexuesit e librave elektronikë, e-libra  

Kompania gjermane shpreson se do të ndryshojë rrënjësisht tregun për lexuesit e librave e-libra, me një pajisje të re, e cila kushton vetëm 10 euro. 

Kompania gjermane në faqen e saj të internetit shpjegon se për të lansuar një pajisje kaq të lirë, ajo ka hequr dorë nga të gjitha.

E-libri nuk ka mbushës të rrymës, funksionon me dy bateri të vogla, nuk ka lidhje interneti, librat barten nga një telefon i zgjuar apo kompjuter nëpërmjet Bluetooth, nuk ka touch-screen, posedon memorie vetëm 4GB. Në fakt, mund të ruajë vetëm 5 libra.

Sipas përshkrimit “Beagle txtr” është lexuesi më i vogël në botë, posedon një ekran 5-inch me teknologji E Ink, rezolucion 800x600 pixel dhe ka 8 nuanca ngjyrë hiri.

Pajisja peshon 128 gram me bateri me dimensione 140x105x4.8 mm.

Disenjatorët thonë se lexuesi duhet të ketë vetëm një qëllim për të lexuar libra. Me këtë mund të hyjë në një librari elektronike për të zgjedhur dhe shkarkuar tituj të rinj.

Sipas tyre, konsumi i energjisë është minimal dhe një komplet prej baterive mund të zgjasin për një vit. Do të thotë, mund të lexohen 12-15 libra.

Specialistët komentojnë se pajisja do të konkurrojnë drejtpërdrejt me lexuesin e ri Kindle të Amazoit, i cili është 6-7 herë më i shtrenjtë, por është me internet dhe me ekran me rezulucion më të madh.

Për më tepër, në këtë kategori pritet të paraqitet nga Apple edhe mini iPad, fotografitë e të cilit janë shfaqur jozyrtarisht këtë javë në rrjetin botëror.

Reklamë

20-vjeçarja daneze, Emmelie de Forest ka fituar trofeun muzikor europian me këngën e saj « Only Teardrops »
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti (III)
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 11 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 12:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 24 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 12:00

Cyrih

Overcast
  • 10 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 12:20

Shkup

Clear sky
  • 27 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 12:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj