E djelë, 19 Maj, 2013 - 08:45
Subscribe to Syndicate
download

14 vjet më vonë, shqiptari gjykohet për vrasjen e afrikanit

05.10.2012 - 18:05
Në muajin prill të këtij viti, 14 vjet pas krimit të bërë, më në fund Basri G., ishte kapur në një qytet të vogël të Shqipërisë

Plot 14 vite ka zgjatur fshehja e Basri G. 42 vjeçar nga Kosova. Ai po kërkohej për një vrasje të kryer në vitin 1998, në Eitorf, Gjermani, ku po qëndronte si azilkërkues. Ai po kërkohej me fletarrest ndërkombëtar. Viktima ishte një azilkërkues tjetër, nga Afrika,  i strehuar në të njëjtën shtëpi azili.

Në muajin prill, më në fund Basri G., ishte kapur në një qytet të vogël të Shqipërisë.

Sipas dëshmitarëve të krimit, kosovari atëbotë kishte shtënë fillimisht disa herë me një revole të gazit, duke shkaktuar tym të dendur në dhomë. Afrikani Adjo A. ligështohet nga gazi, ndërsa shoku i tij Koffi A., vjen të ndihmojë atë, duke i bërtitur Basriut për atë që kishte bërë. I inatosur, shqiptari e godet atë në gjoks me një thikë me tehun 12 centimetra të gjatë dhe nga ky moment merr arratinë, shkruan Express.de.  

Por versioni që tregon Basriu para gjykatësit hetues është krejtësisht ndryshe. Ai kishte qenë duke fjetur kur kishte dëgjuar trokitjen në derë, ku po qëndronin dy zezakë. Njëri prej tyre e kishte kapur në qafë dhe e kishte përplasur për dere. Duke pasur frikë për jetën, ai ka marrë thikën dhe ka goditur njërin prej tyre në bark. Pastaj, në panik e sipër, kishte ikur.

Data e fillimit të gjykimit ende nuk është caktuar.

Reklamë

Nga gjithsej katër personat që ndodheshin në makinë, ka shpëtuar vetëm shoferi, i lënduar por në gjendje të vetëdijes së plotë.
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Overcast, light rain
  • 7 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 07:50

Prishtinë

Clear sky
  • 15 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 08:00

Cyrih

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 07:50

Shkup

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 08:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj