E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 10:57
Subscribe to Syndicate
download

15 makina e shkelin nje shtetas serb

26.10.2012 - 17:25

Në orët e hershme të mëngjesit të të enjtes ka ndodhur në autostradën në mes të Au dhe St. Margrethen një aksident i pazakonshëm komunikacioni, me ç`rast ka humbur jetën një shtetas 56 vjeçar i Serbisë. Pas ndeshjes së dy makinave, të dy shoferët i parkojnë ato në shiritin shtesë të autostradës. Por me këtë rast, për shkaqe ende të panjohura, njëri nga shoferët, shtetasi serb del në autostradë.

“Nëse ai është hedhur në ajër nga goditja e veturës ose ka dalë vetë, ne nuk e dimë”, thonë në policinë kantonale të St. Gallenit. Por ajo që ka ndodhur më vonë me 56 vjeçarin ka qenë e tmerrshme. Edhe  policët, të cilët janë mësuar me skena të rënda, e kanë pasur të vështirë përballjen me kufomën e dëmtuar rëndë të serbit. Pas kalimit të tij të pasqaruar në autostradë, së paku 15 automjete që kanë kaluar në ato çaste, kanë shkelur mbi trupin e tij të shtrirë. Dhe, asnjëri prej tyre nuk është ndalur të shohë të shkelurin.

Vetëm pas publikimit të lajmit në medie, dhe thirrjes së policisë për dëshmitarët e rastit, janë paraqitur disa prej tyre. “Deri më tash te ne janë paraqitur 15 persona të cilët kanë përshtypjen se kanë shtypur diçka me veturat e tyre, por ata nuk e dinë nëse ka qenë fjala për ndonjë kafshë apo për ndonjë objekt që ishte hedhur rastësisht në rrugë”, thonë në policinë e St. Gallenit.

Prokuroria është ajo që do të vendosë lidhur me masat penale që mund të ndërmerren ndaj shoferëve në fjalë.

Reklamë

Reklamë

I vetëvrari, Dominique Venner kishte qenë një publicist i ekstremit të djathtë dhe kundërshtar i vendosur i martesave homoseksuale
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 10:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 18 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 10:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 10:20

Shkup

Broken clouds, light rain
  • 18 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 10:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj