E enjte, 20 Qershor, 2013 - 11:57
Subscribe to Syndicate
download

20 vjet burg tre shqiptarëve, për plaçkitje trezorësh

22.09.2012 - 16:00
Procesi është zhvilluar nën masa të forta sigurie për shkak të frikës nga një “aksion për çlirimin” e të akuzuarve

Gjykata e Landit në Landshut u ka shqiptuar dënime prej gjithsej 20 vitesh burg 3 shqiptarëve, pjesëtarë të një bande plaçkitësish të trezorëve.

Bekim B., një pronar 40 vjeçar kafiterie nga Erdingu është dënuar me 7.5 vjet burg, për gjashtë raste të vjedhjes së rëndë banditeske, një përpjekje për vjedhje të rëndë dhe për dëme të shkaktuara materiale. Depoisti 40 vjeçar Vilson G., po ashtu nga Erdingu është dënuar me 6 vjet e 3 muaj burg ndërsa tekniku  Agron G., ka marrë dënimin me 5 vjet e gjashtë muaj.  Të dy këta janë dënuar po ashtu për vjedhje të rëndë dhe për shkaktim dëmi material.

Akuza fillimisht ngarkonte 11 pjesëtarë të bandës për gjithsej 50 raste të vjedhjes banditeske dhe shkaktim dëmesh materiale. Preja që kishin plaçkituar ata vlerësohej rreth 450 mijë euro ndërsa dëmi i shkaktuar rreth 200 mijë euro. Ata kishin vjedhur, kryesisht duke thyer trezorët, në seli firmash dhe fabrikash të ndryshme në një regjion të gjerë të Gjermanisë.

Vitin e kaluar qenë dënuar 7 pjesëtarë tjerë të bandës së njëjtë në dy procese të ndryshme gjyqësore. Ata ishin dënuar me 20 vjet burg.

Procesi i fundit gjyqësor, që ka përfunduar të mërkurën, ka zgjatur 1 vjet ndërsa akuza për këtë pjesë konsiston në 6 vjedhje banditeske dhe një vjedhje Të thjeshtë”. Preja e vjedhur vlerësohet 135 mijë euro ndërsa dëmi i shkaktuar rreth 24 mijë euro, shkruan Wochenblatt.de.

Shpallja e vendimeve gjyqësore është zhvilluar nën masa të forta sigurie për shkakun se ishte përhapur fjala për mundësinë e një “aksioni për çlirimin” e personave ndaj të cilëve zhvillohej procesi gjyqësor.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Revista "Time Higher Education" ka vlerësuar universitetet “e reja”, që nuk kanë më shumë se 50 vjetnga themelimi
Diversité
Integrimi: A është feja pengesë ? Emisioni «Diversité» i kësaj jave i kushtohet temës së fesë dhe të integrimit në Zvicër.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 23 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 11:20

Prishtinë

Few clouds
  • 29 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 11:30

Cyrih

Broken clouds
  • 21 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 11:20

Shkup

Clear sky
  • 31 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 11:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj