4 zviceranë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit
Aeroplani i tipit PC-12 me katër persona në bord është rrëzuar rreth orës 18 të së dieles afër Solemont, në perëndim të Baseli. Lajmin e ka konfirmuar për Reuters sekretari i përgjithshëm i prefekturës së Doubs, Pierre Clavreuil. Ekipet e shpëtimit kishin gjetur aeroplanin e përplasur rreth ores 18.
Asnjë nga pasagjerët nuk i kishte mbijetuar rrëzimit. Viktimat janë katër zviceranë. Ata po udhëtonin nga Belgjika për në Zvicër. Ende nuk janë bërë të ditur shkaktarët e këtij aksdienti në jug të qytetit francez, Montbéliard.
Dyshohet të jetë moti i keq njëri prej shkaktarëve të aksidentit. "Kur ka ndodhur aksidenti, ka pasur reshje të mëdha shiu dhe shikimi ka qëne i kufizuar", thotë Clavreuil.
"Disa banorë kanë thënë se kishin parë se si aeroplani ishte goditur nga rrufeja", thotë kryetari i Solemontit për agjencinë franceze të lajmeve"lepays.fr", transmeton Blick.
Moti
Bernë
- 8 °C
Dje, 19/05/2013 - 04:20
Prishtinë
- 10 °C
Dje, 19/05/2013 - 05:00
Cyrih
- 10 °C
Dje, 19/05/2013 - 04:20
Shkup
- 12 °C
Dje, 19/05/2013 - 04:30
