E martë, 18 Qershor, 2013 - 10:00
Subscribe to Syndicate
download

72 milionë të zhvendosur në gjithë botën

18.10.2012 - 11:15
Në këtë përfundim vjen Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq në raportin e katastrofave në botë për vitin 2012

Kryqi i Kuq ka bërë publike se më shumë se 72 milionë njerëz në mbarë botën janë larguar nga shtëpitë e tyre.  

Në raportin vjetor, Kryqi i Kuq bën të ditur se rreth 16.4 milionë njerëz janë larguar jashtë vendit dhe zyrtarisht janë kualifikuar si refugjatë, ndërsa 41.4 milionë të tjerë jetojnë në vendet e tyre dhe konsiderohen si "persona të zhvendosur brenda vendit".

Pjesa tjetër janë azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve janë duke u mbajtur pezull apo janë refuzuar si dhe refugjatët e paregjistruar.

Një në çdo njëqind njerëz ka braktisur sipas statistikave vendlindjen.

Emigracioni i detyruar është një tendencë në rritje në botë, deklaron Matthias Schmale, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq.

"Ne e përdorim fjalën "i detyruar" sepse më shumë se 70 milionë vetë në botë nuk kanë asnjë rrugëdalje tjetër, veç emigrimit. Ata duhej të braktisnin vendlindjen e tyre në kërkim të një jete më të mirë dhe të sigurt.", tha Schmale.

43 milionë vetë janë kthyer në refugjatë për shkak të luftës.

Ata kanë kërkuar ndihmë jashtë kufijve të vendit të tyre, apo kanë lëvizur brenda tij.

15 milionë të tjerë janë çrrënjosur për shkak të katastrofave natyrore.

Raporti i Kryqit të Kuq përmend edhe një shtresë tjetër të emigrantëve, që kanë qenë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Bëhet fjalë për njerëz, të cilët kanë humbur shtëpinë për shkak të projekteve të zhvillimit.

Në rast të ndërtimit të një dige, apo prishjes së një lagjeje të varfër njerëzit mbesin pa shtëpitë e tyre.

Edhe shpronësimet për shkak të hapjes së minierave apo zhvillimit të ekonomisë bujqësore i detyrojnë njerëzit të emigrojnë.

Sipas Kryqit të Kuq problemi është shumë serioz. Së paku 15 milionë vetë, me gjasa edhe më shumë janë prekur nga viti 2011-2012 nga ndryshime të tilla.

Jo gjithmonë emigracioni është një fazë e përkohshme e jetës.

Më shumë se 20 milionë vetë jetojnë si refugjatë të përhershëm. Shpesh është një kombinim faktorësh që pengon rikthimin.

Herët a vonë për të dëbuarit shtrohet çështja e integrimit, thotë Matthias Schmale, transmeton DW.

Nuk mjafton vetëm një çati mbi kokë. Por dëshira e emigrantëve për perspektivë jetësore nuk ndeshet me zemërgjerësinë.

Robert Tickner, sekretar i përgjitshëm i Kryqit të Kuq në Australi vëren se "në botë ka një zemërngurtësi të tipit të ri".

Politikanët shpesh janë nën presion të luajnë kartën e mospranimit të të huajve për të rritur shanset e rizgjedhjes.

Tickner bën thirrje për më shumë guxim dhe vlera humanitare.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

albinfo.ch: Remzi Durmishi dhe Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti
Shëndeti (VIII)
Bashkëvarësia nga personat me çrregullime mentale Co-Varësitë situative[1] që s`kanë të bëjnë me përkujdesjen e të varësuarve nga mjetet varësuese substanciale dhe josubstanciale
Opinion
Konflikti në Siri manipulohet për interesat e Serbisë* Të mërkurën në mbrëmje në Gjenevë u mbajt një tribunë, ku është instrumentalizuar tema e Sirisë dhe e Kosovës nga protagonistë pro Asad-it dhe antiperëndimorëve

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 25 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 09:20

Prishtinë

Clear sky
  • 24 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 09:30

Cyrih

Clear sky
  • 25 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 09:20

Shkup

Clear sky
  • 26 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 09:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj