8 vjet ndërtim të WTC për 2 minuta xhirim
Një vit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, New Yorku e dinte se do të ndërtohet përsëri në sipërfaqen në të cilin ishin kullat binjake të Qendrës Botërore Tregtare (WTC). Vetëm se nuk ishte e qartë se si do të projektohej një ndërtesë e tillë në të njëjtën hapësirë. Anketat tregojnë se shumë amerikanë kanë kërkuar një memorial në shenjë mirënjohje për viktimat e 11 shtatorit, ndërsa të tjerët argumentuan ndërtimin e kullave të reja.
Në një konkurs në mesin e 406 projekteve për ndërtim ishte zgjedhur më 2003 projekti i Daniel Libeskind. Gjatë viteve, plani i tij origjinal është ndryshuar përsëri, sidomos qiramarrësit e Qendrës Tregtare Botërore (WTC) kishin kritikuar zonën e pamjaftueshme të kullave të reja.
Ndërtimi ishte regjistruar hap pas hapi. Fotot e para ishin regjistruar me kamerë më 18 tetor 2004, ndërsa regjistrimet e fundit më 30 prill të 2012-ës. Regjistrimet e panumërta të rrjeteve “Webcam” e "EarthCam” janë përmbledhur në një video të shkurtër në kohëzgjatje prej dy minutash, pasi Qendra Botërore Tregtare (WTC) ishte ngritur gjatë tetë vjetëve në New York.
Shihni videon:
Moti
Bernë
- 24 °C
Mër, 19/06/2013 - 09:50
Prishtinë
- 27 °C
Mër, 19/06/2013 - 10:30
Cyrih
- 25 °C
Mër, 19/06/2013 - 09:50
Shkup
- 28 °C
Mër, 19/06/2013 - 10:00
