E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 03:26
Subscribe to Syndicate
download

Aeroplani i vogël aterron jashtë pistës

07.08.2012 - 08:00
Shumë me fat ishin udhëtarët e aeroplanit privat të aksidentuar dhe një autobusi të linjës së rregullt në St.Gallen

Një aeroplan i vogël ka ateruar dhunshëm jashtë pistës së aeroportit të St.Gallenit “Altenrhein” në Zvicër duke përfunduar në një fushë me misër.

Sipas zëdhënësit të policisë, Hans Peter Eugster, tre personat që udhëtonin me aeroplanin e aksidentuar shpëtuan pa lëndime të rënda përveç shokut të përjetuar.

Në bordin e aeroplanit po udhëtonin një pasagjer francez, si dhe piloti dhe ko-piloti, të dytë nga Maroku.

Këta të fundit ishin shumë me fat. Një autobus i linjës së rregullt kishte qarkulluar disa sekonda para se aeroplani të përfundonte jashtë rrethojave të aeroportit , kanë thënë dëshmitarët e rastit për 20min.

"Aeroplani privat rrëshqiti ndoshta gjysmë metri në rrugë prapa autobusit tim ", thotë për 20 min, shoferi i linjës së rregullt të autobusëve RTB, që dëshiron të mbetet anonim. Shoferi në momentin e fundit kishte shpejtuar me autobusin e tij duke i ikur për një fije floku përplasjes me aeroplanin privat që ateroi jashtë pistës. Ngjarja ndodhi të hënën pak pas orës 15.30, në aeroportin e St Gallenit.

Si duket, piloti i aeroplanit kishte pas probleme para aterrimit të dështuar. Dëshmitarët kanë vërejtur se piloti kishte anuluar aterrimin në sekondën e fundit për të vazhduar një raund më shumë deri në incidentin që përfundoi pa pasoja në njerëz.

Bëhet fjalë për tipin e aeroplanit “Phenom Embraer 300” të kompanisë ajrore private “Jet Dalia Air” i regjistruar në Marok.

Sipas linjës ajrore aeroplani i ishte nisur të hënën nga Gjeneva.

Reklamë

Reklamë

Pas saj vjen kompania Google, e cila vlen 146 miliardë dollarë , IBM (112.5 miliardë), McDonald (90.3), Coca-Cola (78.4) etj.
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, drizzle
  • 9 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 02:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 15 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 02:30

Cyrih

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 01:50

Shkup

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 02:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj