E shtunë, 18 Maj, 2013 - 23:40
Subscribe to Syndicate
download

Ambasadori Malaj, vizitë pune në Jura

31.10.2012 - 16:51
Atë e pritën kryebashkiaku i Porrentruy Gérard Guenant, ministri në kantonin Jura, Charles Juillard si dhe bashkatdhetarë tanë

Me ftesë të autoriteteve komunale dhe kantonale të kantonit Jura si dhe të bashkësisë shqiptare, Ambasadori i Kosovës Naim Malaj, ka bërë një vizitë pune në qytetin Porrentruy të Kantonit Jura, bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp të dërguar nga ambasada.

Në këtë takim merrnin pjesë kryebashkiaku i Porrentruy Gérard Guenant, ministri financave dhe ekonomisë së kantonit Jura,  Charles Juillard si dhe bashkatdhetarë tanë me banim në këtë kanton.

Kryebashkiaku Guenant, me këtë rast çmoi qytetarët shqiptarë të komunës së tij si punëtorë të zellshëm dhe pjesëmarrës aktiv në jetën shoqërore e politike.Edhe  Ministri Charles  Juillard  vlerësoi  kontributin e shqiptarëve te Juras në të gjitha fushat duke i quajtur ata si qytetarë të Juras, shokë dhe miq. “Paramendojeni ekipin kombëtar të futbollit të Zvicrës pa shqiptarët, ai thjesht nuk do të ekzistonte” theksoi,  Juillard.

Ambasadori Malaj falënderoi autoritetet kantonale të Juras për punën e mirë në integrimin e shqiptarëve, të cilët këto kohët e fundit janë kyçur edhe ne jetën politike duke përmendur zgjedhjen e para disa ditëve në këtë kanton të dy këshilltarëve komunalë   shqiptarë. Ishte konstatim i përbashkët se takime të tilla forcojnë edhe më shumë lidhjet mes Kosovës dhe Zvicrës, sidomos të bashkatdhetarëve tanë dhe autoriteteve zvicerane, thuhet veç tjerash në komunikatë. 

Reklamë

Nga gjithsej katër personat që ndodheshin në makinë, ka shpëtuar vetëm shoferi, i lënduar por në gjendje të vetëdijes së plotë.
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 15 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 22:50

Prishtinë

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 23:30

Cyrih

Clear sky
  • 11 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 22:50

Shkup

Clear sky
  • 16 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 23:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj