Apple paguan për kopjimin e orës zvicerane
Tashmë do të ketë një dëmshpërblim për hekurudhat e Zvicrës.
Apple ka konfirmuar se do të paguajë për vjedhjen e orës së SBB-së.
"Hekurudhat zvicerane SBB dhe Apple kanë arritur një marrëveshje për përdorimin e dizajnit të orës së stacionit të SBB-së për pajisjet si iPad dhe iPhone. Kjo çështje është rregulluar ndërmjet SBB dhe Apple edhe sa i përket licencës”, u bë e ditur sot nga SBB-ja.
"Ne jemi të kënaqur me këtë zgjidhje," tha zëdhënësi i SBB-së Christian Ginsig.
Por mbetet enigmë sa sa është paguar dizajni i orës së SBB nga Apple. Të dy palët kanë rënë dakord që të mos zbulohet ky detaj.
Ora zvicerane, një simbol disa-vjecarë, është në formën e planetit dhe ka akrepin e sekondave me ngjyrë të kuqe.Ora simbol e hekurudhave zviceranë SBB që ndodhet në cdo tren dhe stacion helvetik është konceptuar nga inxhinieri Hans Hilfiker në vitin 1944.
Në vitin 1955 ajo u bë ora “zyrtare” dhe pjesë e identiteti të këtyre hekurudhave.
Moti
Bernë
- 23 °C
Mar, 18/06/2013 - 08:20
Prishtinë
- 21 °C
Mar, 18/06/2013 - 08:30
Cyrih
- 24 °C
Mar, 18/06/2013 - 08:20
Shkup
- 26 °C
Mar, 18/06/2013 - 08:30
