Arbeni takon therësin e tij në spital

Arbenit* i është dashur të përballonte një tronditje të thellë kur, i shtruar në spital nga plagët e therjes me thikë, është ballafaquar me personin që ia ka shkaktuar këto plagë. Therësi i tij, Navid*, një i ri nga Afganistani, po punonte në atë spital si infermier! I frikësuar se ai sërish mund ta sulmojë, Arbeni ik nga spitali, ende pa iu shëruar pesë plagët që i kishte nga thika e infermierit.
Ngjarja kishte filluar mbrëmjen e të shtunës në diskotekën Hollywood Bar në Frauenfeld, shkruan 20 Minuten. Sipas versionit të Arbenit, në mes tij dhe afganistanezi Navid lind një zënkë që shkallëzon në rrahje fizike. Arbeni e rrah fort Navidin. Por, rrugës për tu kthyer në shtëpi, pakistanezi i kishte zënë atij pritën dhe e kishte goditur pesë herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Por tronditja më e madhe për Arbenin vjen më vonë. Kur e sheh sulmuesin e tij në spitalin ku ai duhej të kurohej. "Si ka mundësi që një spital të punësojë një therës?", pyet Arbeni. Ndërkaq drejtori i spitalit nuk ka dashur të komentonte më shumë. Ajo që dihet është se edhe Navidi është shtruar në spital, pas rrahjes. Po kështu, ai konsiderohet si djalë shembullor, i integruar mirë në Zvicër, ku kishte gjetur strehim pas ikjes nga talibanët.
Megjithatë, Arbeni nuk mundet të kuptojë: "Ai është një kriminel dhe duhet të burgoset". Ndërkohë prokuroria është duke u marrë me rastin.
*(Emrat janë ndryshuar)
- - Banda serbo-kosovare plaçkit 44 trezorë! (18.05.2012 - 12:16)
- - Qeveria nuk dëshiron të zgjedhet nga populli (18.05.2012 - 08:03)
- - Gjykata Federale i jep të drejtë Lëvizjes kundër islamizimit të Zvicrës (16.05.2012 - 13:16)
- - Një super ëndërr mbi vranësira (16.05.2012 - 11:50)
- - Jura e Bernës kërkon vend të rezervuar në parlament (16.05.2012 - 08:52)
- - Dështon dëbimi i refugjatit iranian (16.05.2012 - 08:48)
- - Dorëzohet notari i Rajnës (16.05.2012 - 08:45)
- - Gjermania ndihmon Eurozonën që të mos zhytet në recesion (15.05.2012 - 17:01)
- - Bamirësi anonim dhuron tharëse flokësh! (15.05.2012 - 16:51)
- - Pleqëria: Vizita e nipërve, më e mirë sasa sporti (15.05.2012 - 13:03)

















































Po bre djal po pse veq shqiptarve po ju bojn vaki qito sene !
Drejtësi në CH
Jo këtë zotninë dhe atë tjetrin nga Afganistani duhet menjëher me i dërgue
atje prej nga vijnë te dy, se këta dy nuk dijnë këndë kanë fe apo atdhe.
Menjëher dhe sa më shpejt një bilet një drejti për këta.
Post new comment