E martë, 21 Maj, 2013 - 18:24
Subscribe to Syndicate
download

Automjetet lirohen nga kontrollimi teknik për 7 vjet

27.08.2012 - 12:42

Konfederata planifikon të shtyjë kontrollimin e parë teknik deri në shtatë vjet, në vend të katër sa është aktualisht. Me këtë vendim ajo shpreson të lehtësojë punën e shërbimit për automjete. Një ide që nuk kënaq të gjithë.

Garazhistët duhet të jenë të shqetësuar. Pas propozimit për të eliminuar ekspertizën kundër ndotjes së ambientit, Berna parashikon të zgjasë kohën e inspektimit të parë teknik. "Ne jemi dakord, derisa kjo nuk bëhet në kurriz të sigurisë", shpjegoi për "NZZ am Sonntag" Thomas Rohrbach, zëdhënës i Zyrës Federale të Rrugëve. Ai shton se "1% e aksidenteve bëhen për shkak të problemeve teknike."

Deri tani vlerësimi i parë duhej të kryhej katër vjet pas vënies së veturës në qarkullim. Pastaj ekspertiza e dytë duhej të kryhet pas tre vjetësh dhe më pas çdo dy vjet. Por, meqë numri i regjistrimeve është rritur 2% në vit, “intervalet e inspektimit nuk arrijnë të plotësohen në shumë vende", tregon Sven Britschgi, drejtor i Shoqatës së Trafikut Rrugor. Për të zgjidhur këtë problem, kontrolli fillestar do duhej të kryhet pas shtatë vjetësh, në vend të katër dhe pastaj çdo dy vjet.

Por profesionistët nuk shohin këtë ndryshim si pozitiv. Për Markus Peter, nga Bashkimi profesional zviceran i automobilave, "sistemi aktual është i dobishëm dhe nuk ka asnjë arsye për ta ndryshuar". Sipas tij, pas katër vjetësh një makinë ka kaluar mesatarisht 60 000 km dhe kërkon një ekzaminim. Duhet të shohim problemin në një mënyrë tjetër. "Duhet rritur kapacitetin e shërbimeve për automjete dhe të transferojmë testet pranë TCS-it ose të garazheve."

Reklamë

Reklamë

Pas saj vjen kompania Google, e cila vlen 146 miliardë dollarë , IBM (112.5 miliardë), McDonald (90.3), Coca-Cola (78.4) etj.
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 17:50

Prishtinë

Few clouds
  • 26 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 17:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 12 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 17:50

Shkup

Clear sky
  • 30 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 17:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj