Behrami, i pari në listën e dëshirave të Napolit
Valon Behrami është favoriti absolut në listën e dëshirave të trajnerit të skuadrës së Italisë së jugut, SSC Napoli, Walter Mazzarri. Ky i fundit i ka dorëzuar një listë të tillë aksionarit kryesor të klubit, ose shefit të tij, Aurelio De Laurentis, shkruajnë mediet italiane dhe e përcjellin ato të Zvicrës.
Lojtari shqiptar nga Zvicra, tashmë 27 vjeçar është ende duke luajtur për Fiorentinën dhe tashmë negociatat në mes të dy klubeve janë në vlugun e tyre. Thuhet se është duke u bërë “Pazar” për një shumë rreth 10 milionë euro, ku në “paket” përfshihet edhe mbrojtësi i Fiorentinës Alessandro Gamberini.
Në Napoli luan me mjaft sukses edhe futbollisti tjetër shqiptar, Blerim Xhemaili.
Moti
Bernë
- 9 °C
Mër, 22/05/2013 - 05:50
Prishtinë
- 15 °C
Mër, 22/05/2013 - 06:30
Cyrih
- 9 °C
Mër, 22/05/2013 - 05:50
Shkup
- 15 °C
Mër, 22/05/2013 - 06:00
