Bie numri i të papunëve në Zvicër
Papunësia ka shënuar rënie gjatë qershorit. Numri i të papunëve ka shënuar rënie nga 3 për qind sa ishte në muajin maj në 2.9 për qind. 114'868 njerëz janë regjistruar si të papunë në fund të qershorit në qendrat rajonale të punësimit (RAV), që do të thotë 3992 më pak se muajin e kaluar.
Kjo rritje e vogël e numrit të punësuarve rezultoi për shkak efektit sezonal, thanë të hënën në Sekretariatin për Çështjet Ekonomike (SECO).
“Sidomos në industrinë e ndërtimtarisë dhe turizmit janë punësuar më shumë njerëz”, tha Serge Gaillard, drejtor për punë në SECO.
“Shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve është në nivelin më të lartë", tha Gaillard. Papunësia e të rinjve është më e lartë se vitin e kaluar.
Moti
Bernë
- 3 °C
Sht, 25/05/2013 - 05:50
Prishtinë
- 12 °C
Sht, 25/05/2013 - 06:30
Cyrih
- 3 °C
Sht, 25/05/2013 - 05:50
Shkup
- 11 °C
Sht, 25/05/2013 - 06:00
