E enjte, 23 Maj, 2013 - 07:55
Subscribe to Syndicate
download

Christophe Darbellay: S’ka negociata të reja me Gjermaninë

26.08.2012 - 08:12

Të shtunën Christophe Darbellay i quajti “të patolerueshme" dhe "të papara" sulmet e Social-Demokratëve gjermanë, të cilët janë shprehur kundër marrëveshjes për tatimet gjermano-zvicerane tatimore. Përballë delegatëve të partisë së tij, PDC-së, e mbledhur në Basel, ai përjashtoi çdo rinegocim të marrëveshjes me Gjermaninë.

Në fjalimin e tij për zgjedhjet më 23 shtator, ai tha që mbështet dispozitën kushtetuese për promovimin dhe trajnimin muzikor. Ndërsa the që ishte kundër iniciativës për duhanin pasiv si dhe kundër iniciativës me titullin "Siguria për banim në pension".

Kryetari i PDC –së mendon se oferta e Zvicrës, e mirënjohur nga BE-ja, ishte "bujare". Ndalja e tatimit është një shkëmbim shumë i më mirë sesa lëshimi i informacioneve, tha ai. Me marrëveshjen për taksat, Gjermania fiton të holla.

Refuzohet marrëveshja me Francën

Z. Darbellay refuzon edhe marrëveshjen e re për tatimin mbi trashëgiminë të nënshkruar në korrik me Francën. Sipas tij, teksti përfshin pothuajse të gjitha dispozitat e ligjit francez. Sipas tij, Franca do të fitojë para me kursimet e akumuluara nga njerëzit që kanë jetuar dhe kanë punuar në Zvicër.

Lidhur me politikën e azilit, z. Darbellay i rikthehet idesë së kreut policor në Jura, Olivier Guéniat, i cili kërkon që të regjistrohet AND-ja i azilkërkuesve. Nëse nuk ka bazë ligjore, ne mund të krijojmë një bazë duke përjashtuar ADN-në e grave dhe të fëmijëve.

Rreth 200 delegatë të partisë së PDC-së kanë miratuar shumicën e madhe të programit, i cili përcakton kushtet për suksesin e energjisë së përtërirë.

Christophe Darbellay në fund të fjalimit u tha delegatëve në mënyrë të qartë se ai ka ndërmend të mbetet kryetar i PDC-së deri më 2015.

Reklamë

Reklamë

Industria zvicerane e orëve është koncentruar më shumë në kantonet e Neuchâtel-it, Bernës, Gjenevë, Jura, Vaud dhe Solothurn
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 07:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 16 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 07:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 07:20

Shkup

Broken clouds
  • 17 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 07:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj