E premte, 24 Maj, 2013 - 18:48
Subscribe to Syndicate
download

CVP-ja kërkon rikthimin e vizave për vendet e Ballkanit

22.08.2012 - 17:31

Zyra Federale për Migracion (BFM) të martën ka bërë të qartë se kërkesat për azil nuk do të kenë shans, kryesisht për ata të komunitetit romë, nga shtetet e sigurta të Ballkanit, si Maqedonia, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Zyra Federale për Migracion tash e tutje do të japë një vendim për azil brenda 48 orëve për azilkërkuesit e këtyre vendeve.

Por kjo nuk mjafton për CVP-në. Alexandra Perina, sekretare e përgjithshme, kërkon rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët e këtyre shteteve ballkanike, të cilat u lejuan të lëvizin në zonën Sehngen pa viza.

"Që prej kur këto vende janë përjashtuar nga regjimi i vizave, kërkesat për azil janë masive, edhe pse të gjitha këto tri vende konsiderohet të jenë të sigurta”, ka thënë Perina për Blick.

Por, nëse me rikthimin e regjimit të vizave do të dëmtohet turizmi zviceran. "Unë nuk mendoj se turistët janë grupet më të mëdha nga këto tri vende”, tha Perina.

Përjashtimi i vizave për qytetarët  e Ballkanit Perëndimor vlen që nga viti 2011. Përpjekjeve të BE-së për një integrim më të mirë i është bashkangjitur edhe Zvicra, si një anëtare e Shengenit, thotë Gaby Szöllösy, shef për komunikim në Zyrën Federale për Migracion. Zvicra gjithashtu ka mbështetur programe adekuate për përgatitjen e këtyre vendeve.

Në Zvicër jetojnë mijëra njerëz nga shtetet e lartpërmendura, të cilët kanë kontribuar për prosperitetin e Zvicrës, thotë Szöllösy. Për këta njerëz është një lehtësim i madh për t’i vizituar të afërmit e tyre në Zvicër.“Nëse Konfederata zvicerane kërkon përjashtimin e vizave për vendet e caktuara, atëherë do të duhet të heqim dorë edhe nga anëtarësimi në Shengen", thotë Szöllösy.

Reklamë

Reklamë

Iniciativa kërkon që personat pedofilë, të marrin një ndalim automatik dhe të përjetshëm për të ushtruar veprimtari që lidhen me fëmijët
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 10 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 17:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 17 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 18:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 17:50

Shkup

Scattered clouds
  • 24 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 18:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj