Cyrihu ka aeroportin më të mirë në Evropë
Aeroporti i Cyrihut është më i miri në Evropë. Dhe kjo nuk është hera e parë që ky aeroport meriton lëvdata të tilla. Për të nëntën herë me radhë Cyrihu ndodhet në vendin e parë në konkurrencë me aeroportet e gjithë Evropës sipas një rangliste të World Travel Award.
Kriteret në bazë të të cilave është përpiluar kjo listë janë kualiteti dhe prakticiteti, pastaj edhe zgjerimi i kësaj ndërmarrjeje në lëmin e turizmit bën të ditur Flughafen Zürich AG.
Në ranglistë, përveç Aeroportit të Cyrihut (në Kloten) janë edhe njëmbëdhjetë aeroporte evropiane të nominuara . Bëhet fjalë për aeroportet e Amsterdamit, Barcelonës, Stambollit, Moskës (Domodedovo), Hamburgut, Londrës (Hithrow) Helsinkit (Vantaa), Parisit, Romës (Da Vinçi), Liosabonit dhe Munihut.
Për rangimin e aeroporteve është kërkuar vota përmes internetit e 185.000 profesionistëve të turizmit nga e gjithë bota.
Shtëpia mediale World Travel Awards bën vlerësimin e aeroporteve dhe biznesit ajror që nga viti 1993.
Moti
Bernë
- 15 °C
Hën, 20/05/2013 - 15:20
Prishtinë
- 25 °C
Hën, 20/05/2013 - 16:00
Cyrih
- 16 °C
Hën, 20/05/2013 - 15:20
Shkup
- 30 °C
Hën, 20/05/2013 - 16:00
