E hënë, 20 Maj, 2013 - 18:15
Subscribe to Syndicate
download

Cyrihu, qyteti më i shtrenjtë në botë

15.09.2012 - 18:16
Kështu thotë një studim i UBS-it për qytetin më të madh të Zvicrës duke e krahasuar me qytetet më të shtrenjta në botë

 Studimi thotë se edhe pagat dhe fuqia blerëse janë më të lartat në Cyrih. Një telefon iPhone, punëtorët në Cyrih mund ta blejnë pas 22 orë pune.

Rreth 20 herë më shumë punë duhet për të njëjtin produkt për shembull, në qytetin Manila.

"Nëse bëhet një krahasim me qytetet më të shtrenjta si Oslo dhe Tokio, Cyrihu dhe Gjeneva kanë një fuqi më të madhe blerëse për 30 përqind", thuhet në konkluzionet e UBS-it.

Për të siguruar një krahasim të tillë , studiuesit kanë mbledhur të dhënat në vendet e ndryshme duke u bazuar në çmimet e shportës për 122 produkte dhe shërbime.Pagat më të larta bruto i marrin punëtorët në Cyrih, Gjenevë dhe Kopenhagë.

Në fund të listës, figurojnë me nivelin më të ulët të pagave Delhi dhe Mumbai.Askund në botë nuk ka dallime të mëdha në çmime dhe paga brenda një rajon sesa në Azi.

Për shembull, kostoja e ushqimit në Tokio është pesë herë më e lartë se në Mumbai. Pagat bruto në Tokio janë dymbëdhjetë herë më të larta se në Delhi.

   

Reklamë

E veçantë në Zvicër është paraqitja dukshëm më e shpeshtë e rasteve me tuberkuloz në mesin e të huajve që jetojnë këtu në krahasim me zviceranët. 7 nga 10 të sëmurët janë të huaj
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 17:20

Prishtinë

Few clouds
  • 24 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 18:00

Cyrih

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 17:20

Shkup

Scattered clouds
  • 30 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 17:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj