Deputeti Mörgeli pushohet nga puna në universitet
Deputeti nacional i SVP-UDC-së dhe njëri ndër personat kyç të kësaj partie, Christoph Mörgeli është pushuar nga puna si profesor në Universitetin e Cyrihut.
Atij i është ndërprerë marrëdhënia e punës me veprim të menjëhershëm. “Besimi i ndërsjellë është dëmtuar rënde dhe në mënyrë të pariparueshme”, është shprehur rektori Andreas Fischer për mediet zvicerane. Në këto rrethana, sipas tij, kthimi i Mörgelit në vendin e tij të punës është i pamundshëm.
Universiteti i Cyrihut e ka bërë vlerësimin e jashtëzakonshëm të punës së Mörgelit dhe e ka karakterizuar atë si të pamjaftueshme.
Titullin e tij si profesor titullar Mörgeli mund ta mbajë edhe më tutje, përderisa do të vazhdojë të mbajë ligjërata.
SVP e ka quajtur të papranueshëm pushimin nga universiteti të kuadrit të saj të lartë. Kryetari i kësaj partie, Toni Brunner ka thënë se ky veprim është “skandaloz” dhe “i papranueshëm”. Sipas tij Mörgelin “e kanë diskredituar përmes rrugëve indiskrete duke i pamundësuar atij mbrojtjen”. Ndërsa për kryetarin e seksionit të SVP-së për Cyrih, Alfred Heer, Mörgeli ka rënë viktimë e fushatës së drejtuar nga Universiteti i Cyrihut dhe mediet e majta.
Moti
Bernë
- 5 °C
Sht, 25/05/2013 - 22:50
Prishtinë
- 11 °C
Sht, 25/05/2013 - 22:30
Cyrih
- 6 °C
Sht, 25/05/2013 - 22:50
Shkup
- 14 °C
Sht, 25/05/2013 - 23:00
