E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 03:58
Subscribe to Syndicate
download

Didier Burkhalter ringjall çështjen e dënimit me vdekje

23.08.2012 - 08:55

Të mërkurën, kreu i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (DFA), Didier Burkhalter, ka takuar homologët e tij gjermanë, austriakë dhe të Lihtenshtajnit në Vaduz. Këshilltari federal ka propozuar një veprim të përbashkët, duke përfshirë katër vendet e lartpërmendura për tërheqjen e dënimit me vdekje në mbarë botën.

Në këtë takim katërpalësh, në të cilin Berlini zakonisht nuk merr pjesë, z. Burkhalter ka bërë thirrje pranë gjermanit Guido Westerwelle, Aurelia Frick e Lihtenshtajnit dhe austriakut Michael Spindelegger për t'u bashkuar me Zvicrën për "nisjen e një iniciative për OKB-në për të shfuqizuar dënimin me vdekje", tha të mërkurën për medie Jean-Marc Crevoisier, zëdhënës i DFA-së. "Propozimi u prit mirë", ka shtuar ai.

Katër ministrat diskutuan gjithashtu për krizën siriane. Kreu i diplomacisë zvicerane ka ofruar të dërgojë një letër në Këshillin e Sigurimit për të kërkuar që krimet e kryera kundër njerëzimit nga të gjitha palët e konfliktit të gjykohen përpara Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC).

Ndërkaç, z.Burkhalter rikujtoj se Zvicra konteston të drejtën e vetos, duke bërë thirrje për një reformë të funksionimit të Këshillit të Sigurimit, bëri të ditur z. Crevoisier.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë vizitës zyrtare në Bernë të Zvicrës, është takuar me ministren Federale të Departamentit për Drejtësi dhe Polici, Simonetta Sommaruga.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi dhe Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 03:20

Prishtinë

Clear sky
  • 16 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 03:30

Cyrih

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 01:50

Shkup

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 03:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj