Diplomon, 74 vjet pasi ka ndërprerë studimet
Para 74 vitesh kishte ndërprerë studimet për shkak të një sëmundjeje dhe tash, kur ka mbushur 96 vjet, ka gjetur rastin t`i përfundojë ato.
Sylvio Ferrera nga qyteti francez Toulouse i kishte filluar studimet për inxhinieri në vitin e largët 1935, kur ishte 19 vjeç. Pas tri vitesh, atij i ishte dashur të ndërpriste fakultetin për shkak se u sëmur nga malarja. Më vonë ishte lufta (e dytë botërore) që e pengoi t`i përfundonte studimet.
“Tash, më në fund do të mund të filloj nga puna”, është shprehur Ferrera në shaka gjatë solemnitetit të ndarjes së diplomës, në Universitetin e Toulouse-s.
Por e vërteta është që ai, gjatë gjithë këtyre viteve nga ndërprerja e studimeve kishte punuar në vende të ndryshme si në SHBA, Siri, Tajvan etj.
Moti
Bernë
- 22 °C
Mar, 18/06/2013 - 22:50
Prishtinë
- 23 °C
Mar, 18/06/2013 - 22:30
Cyrih
- 22 °C
Mar, 18/06/2013 - 22:50
Shkup
- 22 °C
Mar, 18/06/2013 - 23:00
