"Endeavour" bën rrugën e fundit - për në muze!
Anija kozmike “Endeavour po bën sot udhëtimin e saj të fundit. Por kësaj here nuk bëhet fjalë për pushtim hapësirash të kozmosit veçse për rrugën e saj drejt muzeut, një rrugë të cilën mezi po e kalon me “shpejtësinë” prej gjithsej tri kilometrash në orë!
Plot shtatë orë do t`i nevojiten fluturakes së famshme për të bërë një rrugë jo më të gjatë se 20 kilometra, nga aeroporti i Los Angjelosit deri në vendprehjen e fundit, në muzeun California Science Center, ku do të jetë në dispozicion të vizitorëve nga 30 tetori e tutje. Sonte në orët e mbrëmjes pritet të "aterrojë" atje.
Mijëra njerëz kureshtarë kanë dalë që të përcjellin shtegtimin e fundit të kolosit të gjerë 26 metra dhe të lartë 20 metra. Për të bërë të mundur kalimin e tij rrugëve të qytetit është dashur të priteshin 400 drunj rreth rrugëve. Muzeu shkencor, ku do të jetë tash e tutje streha e endevour ka premtuar se si kundërshpërblim për qytetin do të mbjellë katër herë më shumë drunj të tillë. Shpenzimet e këtij transporti unik janë vlerësuar në rreth 10 milionë dollarë.
Në shtatorin e këtij viti “Endeavour” është bartur në shpinën e një aeroplani Boeing 747 nga stacioni kozmik në Cape Canaveral të Floridës drejt Kalifornisë. Që nga fluturimi i tij i parë më 7 maj 1992 Eneavour ka kryer 25 fluturime në hapësirë, që, marrë së bashku, kanë zgjatur 299 ditë.
Vitin e kaluar ai “doli në pension”.
Moti
Bernë
- 19 °C
Mër, 19/06/2013 - 07:50
Prishtinë
- 22 °C
Mër, 19/06/2013 - 08:30
Cyrih
- 20 °C
Mër, 19/06/2013 - 07:50
Shkup
- 23 °C
Mër, 19/06/2013 - 08:00
