Fal 1 miliard për bamirësi!
Regjisori i njohur i filmave fantastikë shkencorë, George Lucas ka vendosur që rreth një miliard nga paratë që do t`i marrë me shitjen e perandorisë së tij filmike t`i dhurojë për qëllime bamirëse.
Kompania Disney ka blerë kompaninë Lucasfilm për 4 miliardë dollarë. Gjysma e kësaj shume do t`i shkojë në konto regjisorit Lucas si para e gatshme ndërsa gjysma tjetër si aksione të Disneyt, njofton magazina amerikane “The Hollywood reporter”.
Regjisori i njohur sidomos për filmin tashmë legjendar “Star Wars”, i ishte bashkuar para dy vitesh iniciativës së themeluesit të Microsoft-it, Bill Gates dhe miliarderit tjetër Warren Buffet për të dhuruar më shumë se gjysmën e pasurisë së tyre për qëllime humanitare.
“Në 41 vitet e kaluara unë pjesën më të madhe të kohës e kam investuar në kompaninë time”, ka deklaruar Lucas. Ai ndjehet i lumtur për mundësinë që i është dhënë që këtë periudhë të jetës së tij dhe pasurinë e ta orientojë nga bamirësia.
Shumicën e të hollave ai do t`ia dhurojë një fondacioni për arsim.
Moti
Bernë
- 8 °C
Dje, 19/05/2013 - 06:20
Prishtinë
- 13 °C
Dje, 19/05/2013 - 07:00
Cyrih
- 10 °C
Dje, 19/05/2013 - 06:20
Shkup
- 13 °C
Dje, 19/05/2013 - 06:30
