E djelë, 19 Maj, 2013 - 00:28
Subscribe to Syndicate
download

Fertiliteti: Arrat përmirësojnë cilësinë e spermës

24.08.2012 - 12:01

Burrat të cilët synojnë të bëhen prindër duhet të hanë shumë arra, sipas një studimi të ri të publikuar të mërkurën. Nëse hani një grusht arra çdo ditë, ju mund të përmirësoni cilësinë e spermës suaj, pohon ky studim.

Fielding School of Public Health, i cili është pjesë e Universitetit UCLA në Kaliforni, ka kryer një studim për 117 persona të shëndoshë me moshë 21-35 vjeç.

Gjysma e këtyre personave kishin për detyrë të konsumojnë çdo ditë një grusht prej rreth 70 gram arra, përveç dietës së tyre të zakonshme.

Në fund të dymbëdhjetë javëve të studimit, cilësia e spermës së atyre që kishin ngrënë arra ishte përmirësuar, ndërkohë që ai i atyre të grupit tjetër nuk kishte ndryshuar fare. Përveç kësaj, spermatozoidet dembelë të ngrënësve të arrave kanë treguar një përmirësim cilësor, duke dhënë rezultate spektakulare.

Dr Allan Pacey, profesor i andrologjisë në Universitetin e Sheffield-it, thote se "ka gjithnjë e më shumë studime që dëshmojnë se ushqimi ndikon thellësisht në cilësinë e spermës të prodhuar". Të mos harrojmë se një në gjashtë çifte përjeton probleme të fertilitetit dhe se 40% të këtyre rasteve janë për shkak të burrave.

Reklamë

Nga gjithsej katër personat që ndodheshin në makinë, ka shpëtuar vetëm shoferi, i lënduar por në gjendje të vetëdijes së plotë.
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 13 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 23:50

Prishtinë

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 23:30

Cyrih

Clear sky
  • 10 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 23:50

Shkup

Clear sky
  • 16 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 23:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj