FIMM: SVP-UDC-ja të kërkojë falje për slloganet
Sloganet e cilësuara si raciste, të publikuara ditë më parë në portalin e seksionit të SVP-UDC-së në Widen kanë ngjallur reagime të shumta. Kështu Forumi për Integrim i Migrantëve (FIMM), që është e organizuar si federatë e organizatave të ndryshme të mihrantëvepërmes një komunikate ka dënuar përmbajtjen e këtyre sloganeve ka kërkuar që si partia në qendër (SVP-UDC) ashtu dhe seksioni i përmendur t`u kërkojnë falje komuniteteve tzurke dhe ish jugosllave.
Siç është njoftuar tashmë, në portalin e përmendur ishin transmetuar slogane fyese ndaj të huajve në përgjithësi dhe ndaj turqve e ish jugosllavëve në veçanti.
"FIMM është e indinjuar thellë me sloganet raciste të portalit të SVP-së në Widen (Aargau). Fakti se në deklarata thuhet se bëhet fjalë për një traktat satirik, e bën problemin edhe më brengosës, sepse SVP-UDC është evidente se nuk është në gjendje të dallojë atë por e ka marrë tekstualisht.
SVP udhëheq prej vitesh një propagandë që kufizohet me racizmin dhe ksenofobinë, kundër migrantëve që jetojnë në Zvicër. Fakti se sloganet aktuale, kuptohen tekstualisht - pavarësisht nëse (sipas SVP-së) përshkruhen si naive – është pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj propagande", thuhet në komunikatën e FIMM.
Më tutje FIMM, thotë se nuk mjafton vetëm distancimi i SVP-UDC-së nga sloganet, por ajo duhet t`u kërkojë falje bashkësive turke, ish-jugosllave dhe të tjera, të huaja në Zvicër.
- - Banda serbo-kosovare plaçkit 44 trezorë! (18.05.2012 - 12:16)
- - Qeveria nuk dëshiron të zgjedhet nga populli (18.05.2012 - 08:03)
- - Gjykata Federale i jep të drejtë Lëvizjes kundër islamizimit të Zvicrës (16.05.2012 - 13:16)
- - Një super ëndërr mbi vranësira (16.05.2012 - 11:50)
- - Jura e Bernës kërkon vend të rezervuar në parlament (16.05.2012 - 08:52)
- - Dështon dëbimi i refugjatit iranian (16.05.2012 - 08:48)
- - Dorëzohet notari i Rajnës (16.05.2012 - 08:45)
- - Gjermania ndihmon Eurozonën që të mos zhytet në recesion (15.05.2012 - 17:01)
- - Bamirësi anonim dhuron tharëse flokësh! (15.05.2012 - 16:51)
- - Pleqëria: Vizita e nipërve, më e mirë sasa sporti (15.05.2012 - 13:03)

















































e ku janë shoqatat shqiptare? si zakonisht ne gjumë ose n' munges të kompetencave profesionale nuk prononcohen fare.
Post new comment