Funksionari i SVP-UDC-së bën thirrje për "Natën e kristaleve"
Alexander Müller, një funksionar i SVP-UDC-së në qytetin Cyrihut ka përhapur përmes twitter-it një thënie me përmbajtje raciste të drejtuar kundër myslimanëve.
Fjalët që ka shkruar ai në twitter “Ndoshta na duhet sërish një Nata e kristaleve e rajhut. Kësaj radhe për xhamitë”, asociojnë me “natën e kristaleve”, në vitin 1938 kur nacionalsocialistët e Hitlerit kishin vrarë qindra hebrenj dhe kishin djegur e shkatërruar një numër sinagogash të tyre.
Teksti në twitter ndërkohë është shlyer kështu që mbetet problem të dëshmohet se ka ekzistuar si i tillë. Prokuroria e Cyrihut ka marrë përsipër të vërtetojë nëse ky rast përbën shkelje të normës penale kundër racizmit ose jo. Ndërkohë vetë partia SVP-UDC ka deklaruar se do të nisë një hetim intern.
“Nëse konstatohet se Müller vërtetë e ka përpiluar një tekst të atillë, ai nuk do të ketë më vend në SVP”, ka thënë kryetari i kësaj partie për Cyrih.
Ndërkohë të rinjtë e Partisë së Gjelbër duan të ngrejnë një padi për shkelje të ligjit kundër racizmit.
Moti
Bernë
- 9 °C
Mër, 22/05/2013 - 07:20
Prishtinë
- 15 °C
Mër, 22/05/2013 - 07:30
Cyrih
- 9 °C
Mër, 22/05/2013 - 07:20
Shkup
- 16 °C
Mër, 22/05/2013 - 07:30
