E enjte, 23 Maj, 2013 - 17:27
Subscribe to Syndicate
download

Fushatë për burgje të hapura

07.08.2012 - 11:47
Kantoni i Bernës ka filluar fushatën për të vetëdijesuar popullatën rreth idesë për një burg të hapur

Në burgun e hapur Witzwil të Bernës, të burgosurit veprojnë krejtësisht të pambrojtur në fushë të hapur. Jo brenda telave me gjemba dhe nuk ka roja për të parandaluar ikjen e tyre.

"Kjo është pikërisht forca e burgut të hapur", thotë drejtori Hans-Rudolf Shvarc për "10vor10" në televizionin zviceran SF.

I dënuari do të jetë në burg të hapur për t’u përgatitur më mirë për jetën jashtë mureve të burgut.

Në Bernë tashmë ka nisur fushata për burgje të hapura me pllakate, në njërin figuron mbishkrimi me një foto:

"Katër vjet në burg - dhe pastaj", një tjetër, "Sepse nesër ai mund të jetë fqinji yt".

"Unë herë pas here dëgjoj idenë se ne duhet t’i bllokojmë të burgosurit vetëm me bukë dhe ujë deri sa ata të kenë përfunduar dënimin e tyre", tha drejtori i Policisë së Bernës, Hans-Jürg Käse.

Por, 96 për qind e të dënuarve, sipas tij, do të lirohen shpejt ose më vonë.

“Kjo është arsyeja pse të burgosurit duhet të përgatiten për jetën jashtë grilave, pasi këtë e kërkon gjithashtu Kodi Penal i Zvicrës”, tha kryepolici i Bernës.

“Burgu i hapur ua mundëson të burgosurve të jenë në gjendje të punojnë e të edukohen për të ndërtuar një marrëdhënie me botën e jashtme”, thekson Hans-Jürg Käse.

Politikisht, zbatimi i burgut të hapur është nën presion. Një ide e tillë është kritikuar nga SVP-ja.

"Siguria e popullatës është thjesht e rrezikuar nga burgjet e hapura", kritikon idenë deputetja e SVP-së, Natalie Rickli.

Reklamë

Reklamë

Mbrojtësit e konsumatorit po tërheqin gjithnjë e më shpesh produkte të dëmshme nga tregu evropian
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 10 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 16:50

Prishtinë

Few clouds
  • 18 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 16:30

Cyrih

Broken clouds, light rain
  • 9 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 16:50

Shkup

Scattered clouds
  • 24 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 16:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj