Gjenevë: Konfiskohet një numër i madh i lazerëve
Policia kantonale ka kapur 252 "lazerë të dorës" në stanet e festave të Gjenevës. Tregtarët rrezikojnë të marrin gjoba me vlerë të madhe.
Kjo "lodër" është shumë e rrezikshme dhe importimi i saj është e ndaluar plotësisht. Megjithatë, ky fakt nuk ka penguar pronarët e staneve të shesin këta "lazerë të dorës", qofshin fëmijë apo të rritur. Të njoftuar të mërkurën vonë në mëngjes nga një qytetar, i cili ishte i habitur nga prania e këtyre lazerëve, policia kantonale e Gjenevës ka kryer hetimet e saj të enjten rreth mesditës.
Të gjitha stanet e dy anëve të Liqenit të Gjenevës janë kontrolluar intensivisht. “Ne kemi konfiskuar 252 lazerë në gjashtë vende të ndryshme”, pohon Eric Grandjean, zëdhënës i policisë kantonale. Sipas burimeve të gazetës “LeMatin”, të gjithë lazerët e sekuestruar konsiderohet se janë të rrezikshëm, në veçanti, nëse ata qëllojnë sytë.
Tregtarët javën e ardhshme do të duhet të shpjegojnë origjinën e mallrave të tyre. Sipas burimeve të gazetës së lartpërmendur, importuesit janë të instaluar në një kanton të Zvicrës dhe sjellin mallrat e tyre nga Tajlanda. Gjobat mund të arrijnë deri në mijëra franga.
Moti
Bernë
- 12 °C
Sht, 18/05/2013 - 21:50
Prishtinë
- 22 °C
Sht, 18/05/2013 - 21:30
Cyrih
- 17 °C
Sht, 18/05/2013 - 21:50
Shkup
- 20 °C
Sht, 18/05/2013 - 21:30
