E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 18:44
Subscribe to Syndicate
download

Gjermanët nuk i tërheqin paratë nga Zvicra

11.08.2012 - 13:52

Kryetarja e Konfederatës së Zvicrës , Evelyne Widmer-Schlumpf nuk ka vërejtur asnjë shenjë të ikjes së kapitalit gjerman nga Zvicra drejt Singapurit Nga bankat zvicerane nuk është vërejtur ikje e klientëve gjermanë pas publikimit të një CD-je, e cila ka bërë transparent disa afaristë nga Gjermania, që i kanë ikur tatimit në vendin e tyre. Kështu shkruajnë mediat gjerman duke iu referuar intervistës së Kryetares së Konfederatës së Zvicrës, Evelyne Widmer-Schlumpf.Ajo thotë se bankat janë angazhuar që mos të kryejnë më transfere të tilla të parave për arsye fiskale, në një intervistë botuar të shtunën në “Aargauer Zeitung” si dhe në “Südostschweiz”. Marrëveshja fiskale me Gjermaninë, sipas saj, është përpiluar në mënyrë të tillë që “të ardhurat të mos transferohen kudo, por të taksohen këtu, dhe në kushte të pranueshme”, ka nënvizuar ajo.Sipas saj, ka pasur tentative që të krijohet konfuzion me informatat që kanë dal në shtypi mbi blerjen e CD-ve që përmbanin emrat e gjermanëve që kinse i kanë ikur organeve tatimore në shtetin e tyre“Me marrëveshjen tatimore, atyre do t’iu jepet mundësia që në një të afërme të munden ta nënshtrojnë pasurinë e tyre për tatim, dhe në mënyrë të drejtë.  CD-të e të dhënave nuk kanë më asnjë vlerë, nëse teksti në fjalë hyn në fuqi. Pasuritë e Gjermanëve në Zvicër do të taksohen pastaj”, nënvizon presidentja e Konfederatës.Nëse Gjermania, sipas saj, e refuzon marrëveshjen, atëherë Berlinit zyrtar, sipas saj, i mbetet mundësia që të hulumtojë mbi raste të dyshimta përmes ndihmës ndërshtetërore administrative. “Dhe se tjetra mundësi për të zbuluar deliktet tatimore është blerja e CD-ve (me të dhëna) që legalisht janë të dyshimta”, thotë  Schlumpf, sipas të cilës, gjermanët duhet të mendojnë mirë se çka dëshirojnë.Zvicra, sipas saj, nuk bashkëpunon në asnjë ndihmë administrative kur kërkesat janë të bazuara në të dhëna të vjedhura. “Vlerësimi i një kërkese nëse ajo bazohet në të dhëna të vjedhura merr kohë, mirëpo kjo është e mundur”, thotë Widmer-Schlumpf.

Siç thuhet në intervsitë, para nga perspektiva e Schlumpf-it, marrëveshja tatimore me Gjermaninë ofron mundësinë më të mirë për të garantuar taksimin e të gjitha llogarive të qytetarëve gjerman në Zvicër.

“Ne duhet të zgjedhim në një mënyrë apo në një tjetër çështjen e abuzimit të sekretit bankar: ne nuk dëshirojmë më në Zvicër pasuri të huaja të padeklaruara”, rikujton ajo.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Diversité
Integrimi: A është feja pengesë ? Emisioni «Diversité» i kësaj jave i kushtohet temës së fesë dhe të integrimit në Zvicër.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 32 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 17:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 30 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 18:30

Cyrih

Clear sky
  • 32 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 17:50

Shkup

Clear sky
  • 36 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 18:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj