Gjermania atraktive për azilkërkuesit romë
Nëse krahasohen shifrat me muajin paraprak bëhet fjalë për një rritje me gati katërfishin, thuhet në Entin Federal për Emigracion dhe Refugjatë në Gjermani (BAMF). Pothuajse të gjithë janë romë.
„Ata i tërheq një sistem më i mirë shëndetësor dhe perspektiva për shërbime sociale“, ka thënë për DW, kryetari i BAMF-së, Manfred Schmidt.
Shkaku për rritjen e shpejtë të kërkesave për azil është përmirësimi i kushteve për azilkërkuesit në Gjermani.
Në korrik Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vlerat e referimit për mbështetjen e azilkërkuesve në Gjermani të rriten ndjeshëm dhe të barazohen me ndihmën sociale.
"Që prej këtij vendimi janë rritur jashtëzakonisht shifrat e ardhjeve, shumë më tepër sesa në vitet e mëparshme", shpjegon kryetari i BAMF-së.
Megjithatë, kërkesat nuk janë me shanse të mira.
"Ata jetojnë në kushte të pasigurta, s'ka përse të shtiremi", pranon Schmidt.
Mirëpo, ata nuk janë të ndjekur politikisht, kështu që situata e tyre nuk bie në kategorinë e Konventës së Gjenevës për Refugjatët ose në atë të ligjit gjerman për të drejtën e qëndrimit, shton ai.
Për këtë arsye edhe shanset e njohjes për kërkesa të tilla azili është vetëm 0.1 për qind.
Moti
Bernë
- 7 °C
Enj, 23/05/2013 - 07:20
Prishtinë
- 16 °C
Enj, 23/05/2013 - 07:30
Cyrih
- 7 °C
Enj, 23/05/2013 - 07:20
Shkup
- 17 °C
Enj, 23/05/2013 - 07:30
