E hënë, 20 Maj, 2013 - 10:33
Subscribe to Syndicate
download

Gjithçka do të shihni me syzat e Google-s

02.07.2012 - 12:50

Një video prezantim më i ri i Google-s tregon se si një nënë përcjell fëmijën e saj në çdo rast të mundshëm duke e filmuar. Kjo funksionon duke iu falënderuar syzave të Google-s, të cilat kanë një minikamerë të integruar.

Fëmija juaj do të reagojë krejtësisht natyrshëm, ngase nuk shqetësohet fare duke mos vërejtur se po filmohet nga kamera. Përveç kësaj, edhe babai mund t’i përcjellë videot “live” të bijës së tij nga puna nëpërmjet Chat Google. Video është titulluar me emrin "Sesioni Glass: Madame & Bebe Gayno".

Google ka njoftuar në fund të javës së kaluar se syzat pritet të dalin në treg deri në vitin 2014. Ende nuk dihet se sa do të kushtojnë syzat e tilla. Një version i syzave “Explorer” do të jenë në treg në vitin 2013 për 1500 dollarë.

Project Glass është një përpjekje e Google-s për të ndërtuar syza praktike me ekran të integruar, me sistemin audio dhe me bateri, të cilat mund të barten pa ngarkesë në kokën e përdoruesit. Natyrisht, ky nuk është projekti i parë i kësaj natyre, madje ka pasur shumë të tillë deri tani, por asnjë nga ta nuk është kompletuar për shkak se ishin shumë të rëndë dhe të pavolitshëm.

Syzat e Google-s për dallim nga të tjerat fokusohen në kërkimin e internetit bazuar në fotografi dhe material të skanuar. Këto syza përdorin ekran të tejdukshëm për shfaqjen e materialit para syrit dhe një kamerë të vogël anash, e cila në kombinim me GPS-në mundëson gjetjen e vendndodhjes me saktësi. Që i gjithë sistemi të jetë më shumë funksional, syzat e Google do të përdorin edhe komandat me zë.

Reklamë

2.5% nga numri i përgjithshëm nuk janë lejuar në shërbimin ushtarak pasi që janë vlerësuar të rrezikshëm dhe nuk mund t`u besohet mbajtja e armës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti (III)
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 11 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 09:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 21 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 10:00

Cyrih

Broken clouds
  • 12 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 09:50

Shkup

Clear sky
  • 24 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 10:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj