Gjykatësi sulmohet me një kovë ujë
Një atmosferë e rëndë mbretëron në Gjykatën e Llogarive në Gjenevë. Daniel Devaud i të Majtës së bashku është në konflikt me kolegët e tij.
E përditshmja "Le Courrier" bëri të ditur të mërkurën se një gjyqtar i Gjenevës është sulmuar me një kovë me ujë mbi kokë nga ish-gjyqtari i PDC-së (CVP), Stephen Geiger.
I kontaktuar nga mediet zvicerane, Stanislas Zuin, kryetar i Gjykatës së Llogarive, nuk deshi të kthehet në këtë incident, por ai ka ndërmarrë hapa brenda në Gjykatë dhe ka kontaktuar zyrën e Këshillit të Madh në lidhje me këtë çështje.Presidenti i institucionit deklaroi thjesht se dallimet ekzistojnë në mes të gjykatësve dhe që kjo dukuri e komplikon punën.Kjo luftë mes gjyqtarëve ka shpërthyer për shkak të zgjedhjeve. Më 4 nëntor Gjeneva do të thërrasë në votime për të zgjedhur tre gjyqtarë dhe tre zëvendësit e institucionit.
Edhe pse ka hyrë në funksion vetëm prej një viti, Daniel Devaudka ka njoftuar se nuk do të kërkojë një mandat tjetër. Ai denoncoi për shtyp punën e Gjykatës së Llogarive, duke thënë se nuk i lejohej që ai të bëjë punën e tij siç duhet si auditor.
Moti
Bernë
- 6 °C
Dje, 26/05/2013 - 08:20
Prishtinë
- 16 °C
Dje, 26/05/2013 - 08:30
Cyrih
- 7 °C
Dje, 26/05/2013 - 08:20
Shkup
- 21 °C
Dje, 26/05/2013 - 08:30
